Obama bisedë me Rouhanin për programin bërthamor të Iranit

Obama bisedë me Rouhanin për programin bërthamor të Iranit

Presidenti Barak Obama ka zhvilluar dje nje bisede telefonike me presidentin iranian Hassan Rouhani. Ky është kontakti i parë i drejtpërdrejtë mes një udhëheqësi amerikan dhe atij iranian që nga 1979. Në komentet për shtyp në Shtëpinë e Bardhë dje, Obama tha  se ai dhe zoti Rouhani kishin zhvilluar bisedime konstruktive. Zoti Obama e bëri

Presidenti Barak Obama ka zhvilluar dje nje bisede telefonike me presidentin iranian Hassan Rouhani. Ky është kontakti i parë i drejtpërdrejtë mes një udhëheqësi amerikan dhe atij iranian që nga 1979. Në komentet për shtyp në Shtëpinë e Bardhë dje, Obama tha  se ai dhe zoti Rouhani kishin zhvilluar bisedime konstruktive.

Zoti Obama e bëri të ditur zhvillimin e bisedës me zotin Rouhani në fillim të një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë: “Theksova në bisedën me Presidentin Rouhani atë që thashë në Nju Jork. Megjithëse do të ketë pengesa të vështira përpara dhe suksesi nuk është i garantuar, unë besoj se mund të arrijmë një zgjidhje gjithëpërfshirëse”.

Biseda telefonike që zgjati afro 15 minuta ishte “e përzemërt” dhe u zhvillua me ndihmën e përkthyesve. Zoti Obama e hapi bisedën duke e përgëzuar zotin Rouhani për fitoren në zgjedhjet e Iranit. Presidenti Obama tha se ai dhe udhëheqësi iranian udhëzuan ekipet e tyre “të vazhdojnë të punojnë me energji” për bashkëpunim në kuadër të grupit P5+1 për arritjen e një marrëveshjeje.

“Jemi të vetëdijshëm për sfidat përpara. Vetë fakti që ky është komunikimi i parë mes një Presidenti amerikan dhe një udhëheqësi iranian që nga viti 1979, nënvizon mosbesimin e thellë mes dy vendeve, por gjithashtu sinjalizon edhe mundësinë për të kapërcyer këtë histori të vështirë”, theksoi më tej Obama.

Irani ka mohuar vazhdimisht se ka një program që synon prodhimin e armëve bërthamore. Si rezultat Irani është bërë objekt sanksionesh të rënda ekonomike, si presion për të përmbushur detyrimet ndërkombëtare.

Zyrtari i administratës tha se Presidenti Obama do të angazhohej në kontakte të tjera të drejtpërdrejta me zotin Rouhani për  zgjidhjen e problemit bërthamor.

/Elta Liksenaj/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar