NYT: Thaçi kandidat për Nobelin e Paqes

NYT: Thaçi kandidat për Nobelin e Paqes

E përditshmja amerikane “The Neë York Times”, në numrin e publikuar sot i bën një portret kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, si një ish luftëtar dhe komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gazeta shkruan se Thaçi konsiderohet nga Brukseli dhe Ëashingtoni, një Geri Adams i Ballkanit që po e çon vendin drejt Evropës dhe emri

E përditshmja amerikane “The Neë York Times”, në numrin e publikuar sot i bën një portret kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, si një ish luftëtar dhe komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gazeta shkruan se Thaçi konsiderohet nga Brukseli dhe Ëashingtoni, një Geri Adams i Ballkanit që po e çon vendin drejt Evropës dhe emri i tij po përmendet si një kandidat për Çmimin Nobel për Paqe.

“Kam luftuar në anën e drejtë të historisë për çlirimin e popullit tim nga Tirania kundër një armiku të pamëshirshëm që bënte përpjekje për kryerjen e një gjenocidi masiv,” citohet të ketë thënë Thaçi për të përditshmen njujorkeze.

Ndër të tjera gazeta shkruan se “kur Thaçi drejtoi luftën e përgjakshme guerile nga malet e vendit të tij të varfër ai ishte aq i aftë t’i shmangej kapjes nga armiku sa bashkëluftëtarët filluan ta thërrisnin “Gjarpër”.

Ndërsa në profilin e saj, gazeta sjell deklarata te njerëzve nga Serbia ku thuhet se shumica e shfaqin urrejtjen ndaj tij duke e konsideruar si një kriminel të paakuzar lufte. Si dhe raportin e Këshillit të Europës, ku kryeministri Thaçi akuzohet për udhëheqje të grupit që tregtonte armë, heroinë dhe organe të njerëzve gjatë kohës së luftës. Gjithashtu përmenden se akuzat që janë bërë nga Dick Marty janë hedhur poshtë me neveri nga kryeminsitri Thaçi dhe qeveria e tij.

“Diçka e tillë kurrë nuk ka ndodhur dhe nuk kemi asgjë për të fshehur,” deklaron Thaçi, i cili nënvizon se i beson “të vërtetës dhe drejtësisë”. Ndërkohë gazeta në këtë portret shkruan edhe për prejardhjen e tij nga Drenica dhe familjen shumanëtarëshe me traditë luftarake kundër regjimeve shtypëse në Kosovë.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar