NYT: Serbët e veriut, rezistencë ndaj marrëveshjes

NYT: Serbët e veriut, rezistencë ndaj marrëveshjes

Udhëheqësit serbë po bëjnë thirrje për të bojkotuar zgjedhjet komunale në veri të  Kosovës, që duhet të mbahen në fund të tetorit. Kështu shkruan gazeta amerikane “The New York Times”. Sipas artikullit të saj disa serbë lokalë në Kosovë, thonë se ndihen të tradhtuar nga Serbia, Kosova dhe Europa. Për këtë shkak ata do të

Udhëheqësit serbë po bëjnë thirrje për të bojkotuar zgjedhjet komunale në veri të  Kosovës, që duhet të mbahen në fund të tetorit.

Kështu shkruan gazeta amerikane “The New York Times”. Sipas artikullit të saj disa serbë lokalë në Kosovë, thonë se ndihen të tradhtuar nga Serbia, Kosova dhe Europa. Për këtë shkak ata do të vazhdojnë ti mbajnë barrikadat e vendosura, do të bojkotojnë institucionet e reja, si dhe do të tërheqin fëmijët nga shkollat.

“Ne jemi pjesë e Serbisë; ne nuk duam flamurin e Shqipërisë këtu,” ka thënë Dragisha Milloviq, një anëtar i një partie nacionaliste serbe i cili është kryetar i Zveçanit. “Unë kurrë nuk do të lejoj që biri im të marrë një diplomë me vulën e Republikës së Kosovës në të. Unë do të jem personi i parë që do të largohem”.

Marko Jaksic,një avokat 29 vjecar serb qe punon në Gjykatën e Lartë të Mitrovicës shprehet se më mirë “do të punonte si pastrues në rrugë sesa të punojë në një gjykatë nën juridiksionin e Kosovës”.  Ai gjithashtu ka thënë se një pjesë e madhe e gjyqtarëve dhe avokatëve në gjykatën ku ai punon, po planifikojnë të transferohen në Beograd. “U bënë gati 30 vite që jetoj me shqiptarët dhe nuk u besoj atyre,”  ka theksuar Jaksic  duke theksuar  madje se nuk kishte asnjë shok shqiptar. “ Nëse ligjet e Kosovës janë ligjet tona, atëherë fëmijët e mi të ardhshëm, do të jenë qytetarë të një shteti që unë nuk e njoh  dhe nuk mund ta pranoj’’ ka përfunduar ai.

Adriana Hoxhiq, shefe e Zyrës Administrative të Mitrovicës Veriore, tha se 7,000 njerëz nga kjo zonë kanë marrë dokumentet e identifikimit të Kosovës si patenta të makinave apo regjistrime të biznesit.

Hashim Thaçi ka pranuar se marrëveshja është një sfidë psikologjike për të dy palët, serbët e shqiptarët, por këmbënguli se pajtimi do të triumfojë. Gazeta amerikane ‘’New York Times’’ përshkruan  më tej në artikullin e saj edhe situatën në përgjithësi në Kosovë, që nga barrikada mbi urën e lumit Ibër në Mitrovicë  e deri tek flamujt e simbole e tjera kombëtare.

 

 

/ Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar