Nxënësit me arsim profesional do të subvencionohen nga shteti

Nxënësit me arsim profesional do të subvencionohen nga shteti

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka vendosur të mbështesë me grante të gjithë nxënësit që ndjekin arsimin profesional, si një mundësi vetëpunësimi për ta. “Ne do të mbështesim me përparësi  nxënësit  që  përfundojnë shkollat profesionale , jo vetëm për  punësimin e tyre në biznese duke marrë përsipër të gjitha kostot që kanë të bëjnë

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka vendosur të mbështesë me grante të gjithë nxënësit që ndjekin arsimin profesional, si një mundësi vetëpunësimi për ta.

“Ne do të mbështesim me përparësi  nxënësit  që  përfundojnë shkollat profesionale , jo vetëm për  punësimin e tyre në biznese duke marrë përsipër të gjitha kostot që kanë të bëjnë me sigurimet shoqërore. Nëse të rinjtë punësohen në një biznes, në tri vitet e para kostot e sigurimeve shoqërore i paguan qeveria, por pas përfundimit  të shkollës së mesme profesionale ju ofrojmë  kredi  dhe  grante  që  të krijoni bizneset  tuaja”, deklaroi ministri  i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj.

Ai bëri një vizitë në shkollën profesionale në Kamëz, ku ftoi të gjithë nxënësit e shkollave 9- vjeçare për tu njohur me degët profesionale dhe me risitë e tyre.  80% e nxënësve që kanë mbaruar shkollat  profesionale janë punësuar. Edhe pse numri i  nxënësve është rritur me 23%, niveli arsimor  nuk është aty ku duhet.

Sipas MASH-it, mësuesit e këtyre degëve nuk i kushtojnë vëmendje hartimit të programit vjetor. Kjo është dhe arsyeja që nxënësit dalin me rezultate jo të mira. Bazuar në këtë realitet, MASH ka ndjekur këtë strategji  duke u ardhur në ndihmë të gjithë nxënësve që do të ndjekin arsimin profesional.

/Erta Troci/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar