Nuk i ndalon postobllokut, kishte pistoletë në makinë

0

Gjatë një postoblloku të ngritur nga forcat e policisë mbrëmjen e të premtes pranë sheshit “Willson” në Tiranë, shtetasi Klajdi Kodra nuk i ka ndaluar policisë.

Edhe pse polici i ka ngritur tabelën përpara makinës, Kodra ka vijuar rrugës duke iu shmangur postobllokut.

Shtetasi me origjinë nga Laçi kishte në makinë një pistoletë.  Nga të dhënat mësohet se Klajdi Kodra ka qenë i dënuar më parë per tentative vrasje. Policia po vazhdon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here