Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

N’shkollë kam qejf me ardh, por babi nuk m’len!

N’shkollë kam qejf me ardh, por babi nuk m’len!

0 Komentet 🕔05.10.2018 - 14:12

Elda…!

Shkolla-Hasan-Prishtina-640x358

-N’shkollë kam qejf me ardh, por babi nuk m’len! Ai ka merak mos dikush më fol e unë mos e turpnoj. Tash jam e madhe e duhet me u kujdes për shtëpinë. Ai do m’rrafë me mpa tu fol me shoqet poshtë gardhit. Unë nuk kam shokë, se baba mthotë që cucat duhet të rrinë me cuca. Ai nuk mle as me lujt me to:- me gjysëm shpirti e me sy të skuqur nga dhimbja, kërkon të gjej forcë teksa sheh me admirim shoqet e saj me libra në duar. Kërkon të jetë me to por nuk mundet. Kërkon të shmanget por kthetrrat e forta të mentalitetit barbarisht e kanë mbërthyer akoma pa dalë në jetë. E vogël, trupnjomë me sy të jeshilta e një fytyrë dukshëm të lodhur nga dhimba ajo vuan. E paveshur e me flokë të trazuara pa drejtim si për ironi të fatit ngjan shumë me situaten në të cilën ndodhet. E vogla Elda vetëm 11 vjec prej vitesh nuk dëgjon tingujt e ziles së mësimit e cila ishte aq e dashur për të. Aromën e librave, bankave, lapsave me ngjyra nuk i kujton më, për të mos përmendur shkronjat që nuk mendohet ti mbajë mend.
Ajo jeton në një shtëpi të vogël, të vjetër diku në një fshat të thellë të Maqëllarës në Dibër, e cila brënda mureve të saj shekullorë ka arritur bë mbajë fort idetë të cilat në realitetin e sotëm kalojnë përtej të paimagjinueshmes. Ide që patjetër brez pas brezi sa vijnë e forcohen duke i bërë ballë kohës e duke pasur akoma ndikim tek këto njerëz. Te ngulitura thellë në të ndërgjegjëshmen e tyre këto fëmijë bëhen pre e një veprimi makabër duke u shkatërruar një jetë të tërë. Elda është e mesmja prej 3 fëmijësh që kësaj familje zoti i dhuroi duke qenë kaq bujarë me to. Të shëndoshë e të bukur si vetë natyra këto fëmijë hasin probleme cdo sekondë të jetës, edhe në ëndërrat e tyre! Sytë e tyre duket sikur kërkojnë shpresë për të qenë si gjithë të tjerët, e për të pasur fatin të jetojnë një jetë normale. Dhimbshëm shohin moshatarët e tyre kur prindërit apo gjyshërit i presin tek dera e drunjtë e shkollës e për ta këto prindër as ato vetë nuk i lejnë të shkojnë duke ushqyer fort ndjenjën e padies.
Shatatori nuk ndryshoi gjë nga përditshmëria e saj. Lutja disa mujore që buronte thellë nga shpirit nuk arriti që të atit të saj ti mbushej mendja që Elda si gjithë shoqet e saj të ulej në bankat e klasës së saj. Shtëpia shekullore, gati e rrënuar gjendej pranë shkollës dhe një rrugë i ndan në mes. Të rrënuar nga ana shpirtërore e të pangopur me asnjë lloj harmonie në familje, ku nëna dhunohej në sy të fëmijëve e fëmijët nuk njohin asnjë të drejtë që kushtetuta dhe ligji u ka caktuar. Ligjin e bën babai, duke u vetëquajtur pardon i cdo frymori që merr frymë brënda atyre mureve dhe jo vetëm.
Vjeshta erdhi! Shkolla dukej sa afër po aq larg për të. Cdo mëngjes vjeshtor Elda detyrohet të ngrihet herët, të bëjë kafetë, të pregatisë vëllain vetëm dy vjet më të madh që shkon në shkollë, të mbushë bidonat me ujë e më pas të ndjekë cdo urdhër që vjen nga lart. Vjeshta erdhi dhe sigurisht që punët do të shtohen pasi jetojnë në fshat, e kush jeton në fshat e di mjaftë mirë cfarë do të thotë të punosh në fushë. Elda, nëna e saj dhe gjyshja do bënin cdo punë teksa i ati bënte patrullimin e cdo dite në klubet që prej vitesh vazhdon ti frekuentojë. Ishte klient i përhershëm, të gjithë e njihnin e sigurisht një pjesë nuk gëzonte rrespekt për të. Shpesh herë përfundonte i pirë, duke dhunuar gruan, fëmijët dhe nënë e tij tashmë në moshë të thyer. Varfëria dukej se ka mbyur cdo mundim për ringritje duke i zhytur si gur cdo ditë e më poshtë.
-Kur bie zilja e fëmijët në rrjesht për një hyjnë në klasë unë mbyllem n’dhomë e qaj pa zë, qaj se du me shku te shoqet, te mësuesja që cdo ditë e lut tim atë me m’lan me shku nshkollë. Sa herë shkoj për me mbush ujë lej bidonat e fshehtas dëgjoj sa bukur lexojnë, leje më kur ata këndojnë. Unë dua që kurr të rritem të bëhem këngëtare sepse më pëlqen shumë kënga. Ndonjëherë mësuesja me fut brënda, më jep rroba e më thot që ti do bëhesh një nanë e mirë. Një ditë teksa fshehtas dëgjoja, bidonat u zhdukën, e kur shkoj nshpi baba nuk më la të dilja për tri ditë rrjesht nga oda. Nana ashtë e smurë e gjyshja e vjetër nuk mund me ja ndryshu mendimin babit. Unë e dua shumë atë, por dua me shkue nshkollë edhe unë si gjithë shoqet e mia:- e trembur ajo tregon vetëm majën e një mali të gjigand të problemeve që ajo mban brënda në zemrën e saj.
Elda nuk din të shkruaj, as vëllai i saj madje edhe nëna me të atin nuk mund të lexojnë rrjedhshëm qoftë edhe dy fjali të vetme. Bujqësia dhe hamallëku ka qenë baza e ekonomisë së babait rreth njëzetë vite më të re se nëna e këtyre fëmijëve të pafat dhe të braktisur nga cdo e mirë minimale . Varfëria i ka ndjekur këto njerëz në cdo hap duke lënë pasoja të cilat prej brezash fatkeqësisht trashëgohen duke bërë që fëmjët të jenë kopje e shëmtuar e prindërve të tyre. Varfëria sjell dhunë, dhuna sjell padijen e cdo gjë kthehet pas njësoj si askush nuk do të donte të ishte. Zakonet prapanike dhe në kundërshtim total me kohën, bëjnë që këto fëmijë të mos shkojnë në shkollë duke u vënë përpara një mur të pa kalueshëm për të qenë dikushi në jetë. I mbyllur në botën e tij të vogël, duke ndjekur zakonet e shpikura nga ai vetë ky baba bën që Elda të mos shkojë në shkollë, të mos ndjek ëndërat duke bërë një krim që koha do ta tregojë. Pas disa vitesh Elda do të martohet dhe sigurisht që ketë fatin e nënës së saj. Ajo nuk din të shkruaj, nuk din të lexojë, nuk din të flas dhe është e frikësuar në cdo moment.
Si Elda që (sigurisht nuk është emri i saj i vërtetë) në Shqipëri fatkeqësisht ka shumë. Shumë vajza akoma nuk lejohen të shkojnë në shkollë, duke i martuar në një moshë fare të re e duke u mohuar cdo ëndërr që ato kanë në veten e tyre. Në Shqipëri akoma femra trajtohet si pronë e të atit, burrit apo pjestarëve të tjerë të familjes duke pasur një fat të kontrollar nga të tjerët.

 

|Samet Zagradi|

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr