Nokia sjell smartphonin me 6 kamera

0

Vitet e fundit cilësia e kamerave të smartphonëve të rinj duket sikur është kthyer një pikë garimi mes prodhuesëve të ndryshem të smartphonëve duke u reflektua edhe në numërin e kamerave të instaluara në këto paisje. I pari ishte Huawei I cili me produktin e tij Huawei P20 Pro të lëshuar në muajin Prill të vitit 2018 kishte instaluar tre kamera në pjesën e pasme të këtij smartphoni. Më pas ishte Samsungu ai I cili ne tetor prezanton Samsung galaxy A7 2018 me tre kamera dhe në muajin nëntor Samsung Galaxy A9 2018 me katër kamera të inkorporuara në pjesën e pasme të ketij smartphoni.

Nokia sikur e ka humbur shkëlqimin e dikurëshëm, por me sa duket nuk ka dëshirë të qëndrojë në anë edhe për shumë kohë dhe  ështe pikërisht nepërmjet kamerave  te inkorporuara ne produktet e saj që kjo kompani do që te riktheje projektorët sërish drejt vetes me produktin e saj Nokia 9 PureView.Nokia-9-PureView-1

Ky produkt do jetë I pajisur me gjashtë kamera në pjesen e pasme dhe një para, pra me një total shtatë kamerash në trupin e këtij smartphoni. Specifika të tjera në lidhje me kamerat ende mbeten mister. Nokia ka bërë të ditur se ky produkt do ketë nje kapacitet prej 128GB ROM, 6GB RAM me procesor 845 Snapdragon dhe bateri 4150 mAh. Specifika të tjera në lidhje me këtë paisje mbeten mister duke na lenë në pritje të njoftimeve të tjera nga ana e Nokia-s.

G.A

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here