Nokia merr 1.5 miliardë euro nga Microsoft

Microsoft ka arritur një marrëveshje prej 7.17 miliardë dollarwsh me Nokia-n për të blerë biznesin e telefonave inteligjentë, edhe pse Nokia do të marrë rreth 1.5 miliardë euro nga Microsoft së shpejti për ta ndihmuar të paguajë për disa shpenzime. Njoftimi i Nokia-s, të premten vonë, zbuloi se Microsoft i ka ofruar 1.5 miliardë euro kompanisë, si pjesë e marrëveshjes së tyre. Paratë janë në formën e tre letrave me vlerë nga 500 milionë euro secila. Nokia tha se po ushtron opsionin e saj për të përdorur këto letra me vlerë këtë muaj. Një pjesë e parave do të përdoren nga kompania, për blerjen e pjesës së mbetur në kompaninë Nokia Siemens Networks. Kjo marrëveshje është mbyllur në gusht. Nokia tani ka nën kontroll të plotë filialin e quajtur, “Nokia Solutions and Networks”. Pjesa tjetër e parave do të përdoret për “qëllime të përgjithshme të korporatës”, sipas Nokias. Nëse marrëveshja me Microsoft nuk bëhet, Nokia duhet të paguajë paratë e kompanisë gjatë një periudhe të gjatë, ose Microsoft thjesht mund të marrë kontrollin mbi aksionet e Nokia-s. /Altin Tufa/    ]]>

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar