Noka: Qeveria “Rama”, qeveri “skutash”

Noka: Qeveria “Rama”, qeveri “skutash”

Ish – ministri i Brëndshëm, Flamur Noka flet për publikimin e fotove të Kryeministrisë, Ministrisë së Brëndshme dhe së fundi të spitalit Nënë Tereza, duke i quajtur marangozë dhe bojaxhinj dhe nuk po bëjnë detyrën për të cilën janë votuar. “I kam parë fotot e publikuara së fundmi nga ana e kryeministrit të ri dhe

Ish – ministri i Brëndshëm, Flamur Noka flet për publikimin e fotove të Kryeministrisë, Ministrisë së Brëndshme dhe së fundi të spitalit Nënë Tereza, duke i quajtur marangozë dhe bojaxhinj dhe nuk po bëjnë detyrën për të cilën janë votuar.

“I kam parë fotot e publikuara së fundmi nga ana e kryeministrit të ri dhe i vetmi koment që unë kam lidhur me ato foto është se kjo është qeveri skutash. E cilësoj të tillë, pasi kjo qeveri ka ngatërruar arsyet se pse ka ardhur në pushtet. Kjo qeveri kujton se populli i ka zgjedhur për të bërë marangozin dhe bojaxhiun”, – deklaron ai për Gazetën Shqiptare.

Duke vazhduar më tej z. Noka shprehet se “Foto dhe pamje të tilla do ketë në çdo vend, nëse fotografohen bodrumet dhe skutat e institucioneve. Qeveria dhe kryeministri i ri paskan ardhur me të vetmin vizion, për të fotografuar çdo skutë dhe bodrum, ku patjetër që do ketë pamje të tilla. Unë di të them që këta kanë ardhur për të vjedhur popullin. Ne kemi qenë qeveri për popullin dhe nuk kemi zgjedhur luksin tonë, siç po bën kryeministri aktual”

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar