Njihuni me vendin më të lumtur në botë, në kohë pandemie

0

Nga Melsena Danglli

Pavarësisht situatës së vështirë të pandemisë, Finlanda është vendi më i lumtur në botë. Kombi nordik kryeson listën për të katërtin vit radhazi. Raporti Botëror i Lumturisë renditi Danimarkën në vendin e dytë, të pasuar nga Zvicra, Islanda dhe Hollanda.

Në sondazhin e kryer nga Gallup, Zelanda e Re ishte i vetmi komb jo-evropian, që renditet krah 10 vendeve më të lumtura në botë. Në vendet e rajonit e para renditej Kosova, e cila zë vendin e 31-të, pas saj Serbia që renditet e 42-ta, Greqia e 51-ta, Mali i Zi i 54-ti, Bosnje Hercegovina i 58-ti, Shipëria e 63-ta dhe e fundit Maqedonia e Veriut, që renditet 75-ta.

Kompania e sondazheve u kërkoi njerëzve në 149 vende të botës të vlerësonin lumturinë e tyre, shkruan BBC.

Vlen të përmendet se raporti i 2021 është përpiluar pak më ndryshe këtë herë për shkak të koronavirusit. Studiuesve ju desh të ndryshonin tërësisht pyetsorin duke u përqëndruar në marrëdhëniet midis mirëqenies dhe COVID-19.

Raporti botëror i lumturisë merr parasysh indikatorë shumë të ndryshëm socialë, ekonomikë dhe kulturorë, por një nga faktorët më të rëndësishëm ka të bëjë me nivelin e vetëbesimit të opinionit publik mbi institucionet e vendit, qeverisjes, dhe solidaritetit social.

Studiuesit thanë se renditja e Finlandës “nuk erdhi si befasi”, duke cituar se “Finlanda gjithmonë ka qenë shumë lart në masat e besimit të ndërsjellë që kanë ndihmuar në mbrojtjen e jetëve dhe mjeteve të jetesës edhe përgjatë gjatë pandemisë”.

Kombi Nordik me 5.5 milionë njerëz e ka menaxhuar situatën e shkaktuar prej CVOID-19 më mirë sesa shumica e Evropës, me rreth 70,000 raste të infektuarish dhe 805 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Shtetet e Bashkuara kaluan nga vendi i 18-të në vendin e 14-të dhe Mbretëria e Bashkuar ra nga vendi i 13-të në 18-të, Australia mbajti pozicionin e saj të 12-të. Një tjetër zhvendosje në listë ishte Gjermania, e cila kaloi nga vendi i 17-të në të shtatin vitin e fundit.

Vendi që konsiderohej si më i pakënaquri në botë ishte Afganistani, i ndjekur nga Lesoto, Botsvana, Ruanda dhe Zimbabve.

10 vendet më të lumtura të botës, 2021

  1. Finlanda
  2. Islanda
  3. Danimarka
  4. Zvicra
  5. Holanda
  6. Suedia
  7. Gjermania
  8. Norvegjia
  9. Zelanda e Re
  10. Austria

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here