Njërëzit inteligjentë e kanë më të vështirë jetën

Njërëzit inteligjentë e kanë më të vështirë jetën

Ju mendoni se njërëzit më inteligjentë e kanë jetën më të lehtë? Kjo është e gabuar. Ekspertët e fushës   thonë që njërëzit inteligjentë janë më të prirur të punojnë natën, ndaj nuk duhet të çuditemi me këtë zakon të tyre . E keqja është se, gjumi i mirë natën është jashtëzakonisht i dobishëm për funksionimin

Ju mendoni se njërëzit më inteligjentë e kanë jetën më të lehtë? Kjo është e gabuar. Ekspertët e fushës   thonë që njërëzit inteligjentë janë më të prirur të punojnë natën, ndaj nuk duhet të çuditemi me këtë zakon të tyre . E keqja është se, gjumi i mirë natën është jashtëzakonisht i dobishëm për funksionimin normal të njeriut.

Vështirë për të gjetur partnerë

Njerëzit inteligjentë vështirë mund të takojnë partnerë apo partnere, sepse janë të tërhequr dhe jo rrallë kanë kritere jashtëzakonisht të larta.  Lajm i mirë është që kur njëherë gjejnë partner të përshtatshëm, ata e shijonë me shumë mardhënien se sa njerëzit me inteligjencë mesatare.

Të gatshëm për të gënjyer

Pra, u drejtohen të tjerëve nga “lartësia”, shpërndajnë fjalë të mençura, ndërkaq jo rrallë bëjnë edhe ndonjë gënjeshtër me qëllim që të krijojnë përshtypje sa më të mirë. Natyrisht, kjo do të thotë që herë-herë mund të jenë edhe keqdashës, kurse njerëzit e tillë askush nuk i do.

U besojnë gjërave të pabesueshme

Ekspertët ende nuk e dinë përse kjo është kështu, mirëpo konsiderojnë që do të mund të ketë lidhje me vetëbesimin e tepruar, përkatësisht me bindjen absolute të njerëzve të mençur për intelektin e tyre, bile edhe kur nuk kanë të drejtë.

Kanë prirje autodestruktiviteti

Përse është kështu? Sepse ekziston diçka që quhet kureshtje e cila njerëzit inteligjentë i çon në situata shumë të komplikuara dhe të rrezikshme, si p.sh. varshmëria nga drogat. Disa hulumtime kanë treguar që njerëzit inteligjentë kanë prirje autodestruktiviteti.

/Jonida Halili/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar