Një verë plot me risi nga Blackberry

Një verë plot me risi nga Blackberry

Blackberry njofton se do të lejojë që aplikacioni i tyre Blackberry Messenger (BBM) të shkarkohet edhe nga kompanitë e tjera celulare. Fillimisht do të ofrohen shkëmbim tekstesh, foto, dhe shpërndarje informacioni brenda një grupi të caktuar. Ky ndryshim do t’i lejojë përdoruesit e Android-it dhe IOS-it ta bëjnë të tyrin këtë program. Ky lajmërim i

Blackberry njofton se do të lejojë që aplikacioni i tyre Blackberry Messenger (BBM) të shkarkohet edhe nga kompanitë e tjera celulare. Fillimisht do të ofrohen shkëmbim tekstesh, foto, dhe shpërndarje informacioni brenda një grupi të caktuar. Ky ndryshim do t’i lejojë përdoruesit e Android-it dhe IOS-it ta bëjnë të tyrin këtë program.

Ky lajmërim i papritur u shpall nga shefi ekzekutiv i Blackberry-it, Thorsten Heins, në fund të konferencës vjetore mbi zhvillimet në teknologji në Orlando të Floridas. Zoti Heins theksoi se ofrimi i këtij programi për rivalët nuk do të ndikojë në shitjen e aparateve Blackberry.

Blackberry gjithashtu njoftoi për nxjerrjen e aparatit celularë  më të ri me sistemin BB10. Celulari i ri do të quhet Blackberry Q5 dhe do të ketë një tastierë fizike. Madhësia e ekranit do të jetë 3.1 inch (7.9 cm). Aparati i ri do të shpërndahet në muajin korrik në Evropë, Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine.

q5

Blackberry Q5 mendohet të jetë më i lirë se Z10 dhe Q10, por çmimi mbetet për t’u konfirmuar nga kompania. Ky aparat do të jetë i një cilësie shumë të lartë dhe me një kosto të ulët. Q5 do të ofrohet në ngjyra të kyqe, rozë, të bardhë dhe të zezë.

/Ejup Lila/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar