Një smartphone tjetër i fuqishëm vjen nga Samsung Electronics

0

Samsung zbuloi sot Galaxy A70, smartphone-nin më të ri në rangun popullor të Galaxy A. E ndërtuar me novacionet më të reja të Samsung dhe me funksionet kryesore të përditësuara, Galaxy A70 shfaq një dizajn elegant, ekran të madh infinity, kamera të trefishtë, bateri të fuqishme dhe lidhje të përsosur.

Një ekran i përkyer dhe dizajn i shndritshëm, janë ato për të cilat dallohet Galaxy A70

Duke paraqitur një ekran 6.7″ Infinity-U, ekrani më i madh në portofolin Galaxy A deri më tani, Galaxy A70 ofron një eksperiencë më intime në aktivitetet e përditshme

Mos humbisni asnjë moment

Me kamerën e trefishtë të Galaxy A70 vjen një lente e pasme dhe ballore 32MP me rezolucion super të lartë, shkrepni foto të shndritshme që nuk sakrifikojnë asnjëherë cilësinë e imazhit, pa marrë parasysh se ku jeni, apo çfarë kohë gjatë ditës.

Lidhu në mënyrë të përsosur dhe të sigurtë

Pozicioni i ri i skanerit të gjurmëve të gishtave në ekran të Galaxy A70 e bën më të përshtatshëm se kurrë për të kontrolluar aksesin në telefonin tuaj për një eksperiencë më të thjeshtë të përdoruesit pa kërkuar që njerëzit të ripozicionojnë gishtin. 

Merrni përvojën e plotë Galaxy

Galaxy A70 përmban platformën Samsung të One UI për të inkurajuar produktivitetin dhe fokusimin.

S.KURTAJ

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here