Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

NJË REFLEKTIM MBI DREJTËSINË SHQIPTARE

NJË REFLEKTIM MBI DREJTËSINË SHQIPTARE

0 Komentet 🕔27.03.2015 - 21:21

Jani Sinjari

Të gjithë kanë të drejta. Të gjithë I kërkojnë ato. Që një shtet Sovran të mirëfunksionojë duhet të eci në bazë të legjislacionit dhe parimeve të kushtetutës.Kush shkel ligjin duhet të dënohet dhe për të merren masa nga organet përkatëse të drejtësisë, që sic e dimë janë gjykatat. Sistemi I drejtësisë është një nga pushtetet që e mban shtetin në mirëfunksionim. Një shtet pa sistem drejtësie ose kur ky I fundit nuk funksionon është si të jetë koka pa trupin. Vendet më të zhvilluara të Europës kanë sisteme drejtësie shumë efikase që nuk dinë të falin fajtorët, sepse ai që gabon dhe shkel ligjet duhet dënuar pa dallim posti politik ose civil apo race ose etnie. Vetëm kështu mund të administrohen këto shtete kaq të zhvilluara. Sistemi I drejtësisë shqiptare është dhe ka qenë në një rrugë të humbur buzë një humnere. E them këtë duke pasur parasysh sesi ka funksionuar ky sistem për vite me rradhë.

Deputetë, kryetarë bashkish, shefa administrate dhe deri tek kupola e lartë e shtetit akuzohen me fakte për shpërdorim fondesh shtetërore. Papunësia ka pasur dhe ka shifra të mëdha,sipas statistikave nga organizatat ndërkombëtare. Nuk ka treg pune sepse qeveritë e ndryshme që kur ka ardhur demokracia kanë abuzuar me djersën e shqiptarëve. Nuk kemi pasur infrastrukturë dhe vazhdojmë të kemi probleme ,nuk kemi pasur ujë dhe drita dhe vazhdojmë të kemi probleme.Vallë ku vajtën ato taksa që paguajnë dhe kanë paguar shqiptarët?! Vallë ku vajtën ato fonde investimesh dhe gjithë atë ekonomi shtetërore e përpiu dheu dhe s”u duk më?! Jo, ato vlera monetare që duhet të ishin përkthyer në investime për vendin dhe popullin kanë ngelur prapë vlerë monetare por këtë herë ato vajtën ne xhepat e të pushtetshmve të rradhëve të shtetit. Shqipëria ka qene dhe mbetet një nga vendet më të varfra në Europë.

Për 25 vjet demokraci funksionarët e shtetit kanë vepruar sipas dëshirës në Shqipërinë tonë dhe asnjëherë gjykatat nuk kanë dënuar ndokënd për korrupsion apo shpërdorim detyre, përvecse ndonjë funksionari që ka dal nga vija e rrjedhës së partisë. Askush smund të harrojë datën 21 janar të vitit 2011, ku gjithcka nisi si një protest paqësore që është e drejta e cdokujt dhe përfundoi me një raport prej 4 të vrarë dhe 32 persona të plagosur. Një ngjarje e tillë që ndodh në zemër të një kryeqyteti në mes të shteteve Europiane ka një raport dëmesh njerëzore të ngjashme me një zonë ku zhvillohet luftë në Afganistan. Edhe pas kësaj ngjarje përsëri gjykatat nuk dënuan askënd për ktë ngjarje kaq tragjike dhe të dhimbshme. Mos vallë nuk kishte fajtorë apo nuk duhet të kishte?

Janë dhënë fakte se parti politike të ndryshme kanë manipuluar zgjedhjet elektorale por prap gjykata nuk ka dënuar askënd. Kur jepen urdhra nga politika e lartë gjykatat dhe prokuroritë bëhen shurdh-memece që zbatojnë atë cka u kërkohet nga lart, qoftë kjo në kundërshtim të plotë me ligjet. Kjo ka ekzistuar për të gjithë periudhën 25 vjecare të demokracisë dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite. Kur shikoj gjyqtarët dhe prokurorët që zhvillojnë një stil jete kaq luksoze, që kanë disa shtëpi e shumë prona, që bëjnë shpenzime të mëdha luksi më lind në mendje dilema: Mos vallë janë pronarë korporatash perëndimore? Mos vallë janë biznesmenë të fuqishëm? Apo mos vallë janë pjesë e familjeve mafioze? E si ka mundësi vallë që nëpunës të këtij shteti pavarësisht rrogave të mira që mund të marrin të bëjnë këtë lloj jete përrallash? Mund të bëjmë një krahasim me gjykatësit dhe prokurorët në Kanada,SHBA,Angli,Gjermani,ku këta nëpunës paguhen 20 fish më shumë dhe kurrsesi nuk arrijnë të bëjnë jetën që bëjnë këta nëpunës në Shqipëri. Është një dorrë e ngrohtë që I ka ushqyer dhe po I ushqen këta rruajtës të ligjit. Kushedi sesa cështje të mëdha kriminale ktu në vendin tonë janë mbyllur në këmbim të cantave me para.

Kushedi sesa kriminelë nuk janë dënuar kurrë. Kushedi sesa pislliqe dhe afera koruptive bëhen pas kraheve të popullit që nuk e mëson kurrë të vërtetën e madhe. Ka edhe nga ata gjyqtarë të drejtë e të ndershëm por edhe këta fisnikë janë bërë pre e atentateve të grupeve me stil kamoriste me eksplozivë dhe C4, të kërcënimit me jetë personale dhe familjare, sepse “të fortët” e Shqipërisë nuk pranojnë të dënohen pasi e mbajnë veten për fisnik të paprekshëm. Nuk kemi parë sikur një herë të vetme të dënohet një funksionar I lartë I shtetit për “vjedhje pa dashje” , të cilën e bëjnë jo ngaqë duan po u është bërë forcë e zakonit.Pas kërkesës që bëri qeveria për tu anëtarësuar në familjen e madhe të BE kjo e fundit I analizoi me themel 3 pushtetet e Shqipërisë dhe doli në përfundim që sistemi gjyqsor ishte I zhytur në korrupsion, dhe në 5 kushtet themelore që vendosi BE për anëtarësimin e Shqipërisë ishte rregullimi,mirëfunksionimi dhe asimilimi I korrupsionit në këtë sistem.

Që të bëhemi pjesë e familjës së madhe Europiane ashtu si e kemi ëndërr duhet të punojmë fort me ndërgjegjësimin si popull, dhe që të jemi të ndërgjegjshëm duhet të kemi një sistem drejtësie kryelartë që të zbatoj kushtetutën, legjislacionin dhe detyrën ashtu si duhet de fakto dhe de jure.Sic e ka thënë dhe shkrimtari I madh Faik Konica: ”Në qoftë se Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë ne epitafin e saj duhet të shkruhet: “SHqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët”.

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se me rezultatet e fundit Kombëtarja jonë e futbollit do të kualifikohet në Euro 2016?

View Results

Loading ... Loading ...

Moti

Sot E martë E mërkurë
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 20, 2017
Clear
13°/-1°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 21, 2017
Pjesërisht vranët
13°/3°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 22, 2017
Clear
15°/2°
Sot E martë E mërkurë
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 20, 2017
Pjesërisht vranët
9°/0°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 21, 2017
Pjesërisht vranët
14°/3°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 22, 2017
Clear
16°/2°
Sot E martë E mërkurë
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 20, 2017
Pjesërisht vranët
7°/-4°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 21, 2017
Pjesërisht vranët
8°/-3°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 22, 2017
Clear
12°/-2°

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr