Kinezëve ndoshta nuk do t’u duhet të shkojnë më në Paris. Kjo sepse një arkitekt kinez ka arritur të kopjojë modelin e kryeqytetit francez dhe e ka zbatuar atë në një rajon të Kinës Lindore. ‘‘Paris 2’’ ka filluar të ndërtohet në 2001-in. Në qendër të këtij qyteti ndodhet Kulla Eifel me një lartësi 108
Kinezëve ndoshta nuk do t’u duhet të shkojnë më në Paris. Kjo sepse një arkitekt kinez ka arritur të kopjojë modelin e kryeqytetit francez dhe e ka zbatuar atë në një rajon të Kinës Lindore.
‘‘Paris 2’’ ka filluar të ndërtohet në 2001-in. Në qendër të këtij qyteti ndodhet Kulla Eifel me një lartësi 108 metra. Ndërtesat kanë një stil neoklasik, si ato të Parisit origjinal, dhe rrugët janë të zbukuruara me skulptura dhe elementë të tjerë që tregojnë historinë e Francës.
Artisti madje ka ndërtuar edhe Harkun e Triumfit si dhe sheshin kryesor ‘‘Champs Elysës’’ me shatërvanin dhe kopshtet e Luksemburgut përreth.
Me anë të projekteve të tilla qeveria kineze synon urbanizimin e disa zonave të shkretuara duke u dhene atyre pamje si ato të qyteteve europiane.
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *