Një muaj pa ujë, banorët çohen në protestë

Banorët e Yzberishtit kanë rreth dy muaj pa ujë, pavarësisht premtimeve për ndryshim të gjendjes, situata mbetet po ajo. Problemi nisi që në momentin kur u ndërtua një kompleks pallatesh të reja.- shprehet njëri nga banorët,- dhe që nga ajo periudhë nisën problemet me ujin. Disa ngrenë dyshime se ka nisur nga gushti kompleksi i

Banorët e Yzberishtit kanë rreth dy muaj pa ujë, pavarësisht premtimeve për ndryshim të gjendjes, situata mbetet po ajo.

Problemi nisi që në momentin kur u ndërtua një kompleks pallatesh të reja.- shprehet njëri nga banorët,- dhe që nga ajo periudhë nisën problemet me ujin. Disa ngrenë dyshime se ka nisur nga gushti kompleksi i ri dhe ka ndërhyrë për të marrë ujin që ju përket pjesës tjetër të banorëve të kësaj zone.

Banorë të tjerë mendojnë se ky problem ka nisur nga mosshlyerja e kontratave të shtëpive me rrjetin ujësjellës ekzistues. Ndërkohë banorët mbeten ende pa ujë.

Ajo që nisi si disa zhurma më pas u ngrit në formën e një proteste qytetare nga banorët të cilët penguan kalimin e makinave në rrugë mbrëmë në orët e vona të natës, por me çfarë u vërejt as kjo nuk ishte një zgjidhje adekuate për problemin.

Pjesa më e madhe e këtyre banorëve janë familjarë dhe për ta kjo çështje është shumë shqetësuese pasi pengon tërë mbarëvajtjen e jetës normale. Kjo zonë gjithmonë ka pasur probleme të kësaj natyre. Por asnjëherë më parë nuk është hasur një ndalim definitiv uji.

Ndërkohë banorët janë mes dilemës së protestës, zemërimin me njëri tjetrin, kërkesës në bashki dhe pritjes së pafund që zgjat.

/Rovena Xhili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar