Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

“Një mësues për t’u dashur”, në bisedë me Irfan Shahinin

“Një mësues për t’u dashur”, në bisedë me Irfan Shahinin

0 Komentet 🕔17.03.2014 - 16:47

Intervistoi: Romina Qama

Tridhjetë e nëntë vjet punë të palodhur dhe një dëshirë që nuk resht asnjëherë; rreth 600 nxënës dhe dy epoka të ndryshme në parakalim; metodikë dhe abetare, terrene të ashpra e shkolla të ftohta. Panoramë e jetës së një njeriu. Ju paraqes: “Një mësues për t’u dashur”, në bisedë me Irfan Shahinin.

  • Sa vite punë keni në këtë profesion dhe në cilat klasa dhe shkolla keni dhënë mësim?

Në këtë profesion kam 29 vjet punë. Kam dhënë mësim në ciklin e ulët në klasat I-IV dhe tani nga e I-V. Shkollat kanë qenë të shumta, sepse jam transferuar shumë herë gjatë karrierës sime si mësues. Në rrethin e Skraparit kam punuar në shkollat 8-vjeçare Mëlovë,  Kuç, Dobrushë, Osojë, Poliçan në ciklin e ulët, si dhe tani në shkollën 9-vjeçare “Hamallë” të rrethit të Durrësit.

  • Ka qenë zgjedhja juaj apo e diktuar? Do të donit më mirë të kishit ushtruar ndonjë profesion tjetër?

Profesionin e dashur të mësuesisë e kam zgjedhur vetë, sepse e kam patur dhe vazhdoj ta kem edhe tani profesionin më të dashur.

  • Cila ka qenë përvoja më e vështirë mësimdhënëse dhe pse? Po përvoja më e bukur?

Përvoja më e vështirë në mësimdhënie them që ka qenë në vitet e para sepse isha pa përvojë dhe ishte shumë e lodhshme. Më duhej që të punoja shumë edhe për t’u përgatitur, por edhe për të arritur objektivat që kisha në orën e mësimit, në mënyrë që nxënësit të asimilonin plotësisht njohuritë e dhëna brenda orës së mësimit. Sa për përvojën më të bukur kam shumë, por njëra prej tyre ka qenë me një klasë të parë, ku me një pjesë të nxënësve e kam mbaruar Abetaren që në dhjetor dhe pastaj u jepja për të lexuar libra jashtëklase dhe ata i mësonin shumë mirë.

  • Sa ju kanë penguar kushtet fizike dhe largësia për të kryer detyrën? Na flisni pak për vështirësitë e mësimdhënies në fshat.

Kushtet fizike dhe largësia kanë qenë tepër të vështira, por dëshira e madhe për profesionin ma kanë lehtësuar shumë. Kam bërë për 12 vjet një rrugë rreth 2 orë këmbë. Tepër e lodhshme dhe me shumë sforco, por vetëm vullneti dhe dëshira për profesionin më ka bërë që të mos e ndjeja shumë largësinë dhe terrenin shumë të thyer. Pra kam punuar me shumë pasion, që kjo mos të ndikonte tek niveli i nxënësve të mi dhe kështu harroja largësinë dhe terrenin shumë të thyer. E sa për vështirësitë e mësimdhënies në fshat kanë qenë dhe janë të shumta.Vështirësia e parë, se klasat ishin kolektive, ku vështirë të zbatoje anën metodike të mësimdhënies sipas etapave, e dyta se nxënësit ishin pa kopsht dhe vinin nga familje të vështira nga ana ekonomike. Por megjithatë, puna e përkushtuar e mësuesit ua lehtësonte edhe nxënësve problemet dhe hallet familjare.

  • Ku ndryshon mësimdhënia e sotme nga ajo e viteve të para 1990-ës? Po nxënësit tuaj të sotëm si i shihni: sa ngjajnë dhe sa ndryshojnë ata me nxënësit e para 90’?

Mësimdhënia e sotme me atë të para 1990-ës ka ndryshuar shumë. Ndryshimi fillon që në metodat e mësimdhënies. Para 1990-s jepej mësim më shumë me metodat Sovjetike, ndërsa sot kemi metoda bashkëkohore me në qendër nxënësin, pra nxënësi sot është më aktiv në orën e mësimit. Nxënësit e mi të sotëm ngjajnë me ata të para 1990-s nga dëshira për të mësuar, ndërsa ndryshojnë sepse nxënësit e sotëm janë më të zhvilluar dhe i kapin njohuritë më shpejt dhe më mirë.

  • A i mbani mend nxënësit tuaj? Sa prej tyre dhe pse pikërisht ata?

Nxënësit e mi, pjesën më të madhe, i mbaj mend, sepse kanë ngelur në kujtesë si nxënës të mirë me mësime, por ka edhe nga ata me nivel të ulët në mësime, që kanë mbetur në kujtesë. Me numër fiks nuk mund të them, sepse unë u kam dhënë mësim rreth 600 nxënësve për gjatë gjithë karrierës time si mësues, por janë shumë të regjistruar në kujtesë. Ndjehem shumë mirë kur i kujtoj nxënësit e mi. Ti më çove tani që në vitin 1976 kur unë fillova profesionin tim shumë të dashur të mësuesisë dhe ato kujtime të bukura, por dhe shumë të vështira për mua si mësues i ri i sapo dalë nga bangat e shkollës pa përvojë dhe pa eksperiencë.

  • A keni takuar ndonjë nga nxënësit tuaj të rritur? Çfarë ndjen një mësues në kësi rastesh?

Kam takuar disa nxënës dhe jam ndjerë shumë i lumtur kur i kam takuar.

  • Sipas tyre si ka qenë Irfan Shahini si mësues? Po sipas jush, sa e keni realizuar këtë profesion dhe a do të ndryshonit ndonje gjë në metodikën tuaj?

Nxënësit e mi kanë përshtypjet më të mira. Irfan Shahini si mësues, sipas tyre, ka qenë shumë i mirë. Unë kam qenë i përkushtuar tërë jetën time dhe them me plot gojën që e kam realizuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Përsa i përket metodikës unë jam bashkëkohor, domethënë që ndryshoj sipas kohës. Unë i përshtatem shumë shpejt ndryshimeve. Si mësues tashmë i vjetër dhe me shumë përvojë, unë në metodikën time nuk kam për të ndryshuar, sepse gërshetimi i metodikës sime dhe zbatimi i metodave bashkëkohore më kanë bërë që  nxënësit e mi të më kuptojnë shumë mirë dhe unë të ndjehem krenar.

  • Cila është gjëja më e bukur në profesionin tuaj? Pse duhet dikush të bëhet mësues?

Gjëja më e bukur në profesionin tim është që merrem me fëmijët dhe që u kam krijuar mundësitë për të ecur përpara. Mësuesi është i pazëvendësueshëm prandaj dhe për nga vlerat që ka është i pakrahasueshëm. Misioni që ka për të shpërndarë dije tek nxënësit dhe domosdoshmëria për dije bën, që dikush duhet të bëhet mësues për të vazhduar këtë mision kaq të bukur dhe fisnik.

  • Si e vlerësoni gjendjen e arsimit në vend sot? A po i jepet rëndësia e duhur?

Arsimi sot ka probleme duke u nisur që nga ambienti, baza materiale si dhe tekstet shkollore. Por po bëhet përpjekje për ta çuar arsimin aty ku e meriton.

 Ju faleminderit!

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se me rezultatet e fundit Kombëtarja jonë e futbollit do të kualifikohet në Euro 2016?

View Results

Loading ... Loading ...

Moti

Sot E martë E mërkurë
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 20, 2017
Clear
13°/-1°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 21, 2017
Pjesërisht vranët
13°/3°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 22, 2017
Clear
15°/2°
Sot E martë E mërkurë
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 20, 2017
Pjesërisht vranët
9°/0°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 21, 2017
Pjesërisht vranët
14°/3°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 22, 2017
Clear
16°/2°
Sot E martë E mërkurë
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 20, 2017
Pjesërisht vranët
7°/-4°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 21, 2017
Pjesërisht vranët
8°/-3°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 22, 2017
Clear
12°/-2°

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr