Një mënyrë për të infektuar Apple

Një mënyrë për të infektuar Apple

iPhone mund të infektohet duke përdorur një karikues fals. Një ekip nga Instituti i Teknologjisë në Georgia arriti të infektojë një telefon në më pak se një minutë duke përdorur karikuesin fals. Çdo pajisje që përdor sistemin iOS do të jetë e ndjeshme ndaj këtij infeksioni. Këto detaje të shkurtra janë dhënë nga tre studiuesit,

iPhone mund të infektohet duke përdorur një karikues fals. Një ekip nga Instituti i Teknologjisë në Georgia arriti të infektojë një telefon në më pak se një minutë duke përdorur karikuesin fals. Çdo pajisje që përdor sistemin iOS do të jetë e ndjeshme ndaj këtij infeksioni.

Këto detaje të shkurtra janë dhënë nga tre studiuesit, Billy Lau, Yeongjin Jang dhe Chengyu Song, Përveç studimit të mënyrës se si mund të infektohet nje Iphone, ata marrin përsipër instalimin e një software-i për mbrojtjen e sistemit iOS.  Sipas tyre të gjithë përdoruesit mund të infektohen nëse përdorin një karikues të tillë.

Ekipi arriti ta krijojë karikuesin fals duke përdorur disa pajisje të një komjuteri të quajtur BeagleBoard që kushton reth 45 dollarë. Kjo pajisje është përzgjedhur për të treguar lehtësinë me të cilën mund të ndërtohen këta karikues të dëmshëm. Ky karikues bën një lidhje të drejtpërdrejtë me aparatin celularë dhe ngarkon në të softëare-in infektues.

Ky ekip hulumtuesish studio sistemin e sigurisë së Apple dhe arriti të gjej një defect të tillë. Apple mirëpret studime të ndryshme mbi sistemin e sigurisë dhe paguan grupe hulumtuesish për gjetjen e zgjidhjeve. Ky grup do ta prezantojë në mënyrë më të detajuar studimin e tij në konferencën e ardhshme të “Black Hat Hacker” në SHBA.

/Ejup Lila/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar