Jemi mësuar të marrim shije nga ushqimet duke e tejkaluar masën e duhur, bëhet fjalë për kripën. Specialistë të shëndetësisë këshillojnë përdorimin e sa më të pakët të kripës. Një lugë më pak kripë do të thotë 5% më pak rrezik për krizat e zemrës, 3 % më pak mundësi për t’u paralizuar dhe kështu 4
Jemi mësuar të marrim shije nga ushqimet duke e tejkaluar masën e duhur, bëhet fjalë për kripën.
Specialistë të shëndetësisë këshillojnë përdorimin e sa më të pakët të kripës. Një lugë më pak kripë do të thotë 5% më pak rrezik për krizat e zemrës, 3 % më pak mundësi për t’u paralizuar dhe kështu 4 % më pak rrezik për shkaktimin e vdekjes.
Kujdesi juaj në gatim duhet të jetë maksimal. Mundësisht mos i hidhni fare kripë ushqimeve.
Nëse mungesa e kripës i bën ushqimet shumë të pashijshme mund të përdorni uthull, lëng limoni, piper.
Konsumoni ushqime pa kripë, hani perime të freskëta. Qëndroni larg nga produktet e konservuara, kjo përkthehet në një trup të shëndetshëm dhe më pak vizita te mjeku.
/Rabihana Halili/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *