Një “drogë” e re

Aroma, shija e saj e bën një mëngjes më të mirë. Kafja është njësoj si droga, nëse e merr njëherë do të duhet ta marrësh gjatë gjithë kohës. Dobitë e saj janë të shumtë por ne nuk i marrim asnjëherë parasysh efektet anësore që ajo mund të shkaktojë. Kafja përmban edhe kafeinë, e cila në

Aroma, shija e saj e bën një mëngjes më të mirë.

Kafja është njësoj si droga, nëse e merr njëherë do të duhet ta marrësh gjatë gjithë kohës. Dobitë e saj janë të shumtë por ne nuk i marrim asnjëherë parasysh efektet anësore që ajo mund të shkaktojë.

Kafja përmban edhe kafeinë, e cila në disa raste mund të kthehet në një armik për shëndetin tonë.
Studiuesit amerikanë të American University publikuan një studim të tyre në revistën shkencore “Journal of Caffeine Research”.

Në studimin në fjalë kafeina cilësohet si një drogë e vërtetë e cila krijon varësi dhe ankth, në rast se nuk konsumohet në mënyrë të përsëritur.

“Bëhet fjalë për një drogë të pranueshme shoqërisht, e cila është bërë pjesë e zakoneve tonë. Por ndërsa shumë persona mund ta konsumojnë kafeinën pa dëme, për shumë të tjerë kjo substancë mund të ketë efekte negative, si varësi fizike dhe pengesë për zhvillimin e aktiviteteve të përditshme.

Konsumi i saj duhet të shkojë rreth 200 deri në 300 miligramë në ditë, në mënyrë që të mos shkaktohen probleme me tensionin, pagjumësinë, ankthin, probleme kardiake apo urinare”, thuhet në përfundimet e studimit.

/Izabela Zavalani/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar