Një ditë para vizitës në Shqipëri, kërkënim për sulm ndaj Papës

Sheshi Shën Pjetri në Vatikan është vënë mëngjesin e sotëm në masa të rrepta sigurie, pas një plan sulmi të zbuluar nga shërbimet inteligjente. Ky sulm shënohet një ditë para vizitës së Papës në Shqipëri. Dyshimet për këtë sulm kanë ardhur nga dëgjimi i një bisede ndërmjet dy shtetasve arabë, të cilët po diskutonin për

Sheshi Shën Pjetri në Vatikan është vënë mëngjesin e sotëm në masa të rrepta sigurie, pas një plan sulmi të zbuluar nga shërbimet inteligjente. Ky sulm shënohet një ditë para vizitës së Papës në Shqipëri. Dyshimet për këtë sulm kanë ardhur nga dëgjimi i një bisede ndërmjet dy shtetasve arabë, të cilët po diskutonin për një akt demostrativ për ditën e mërkurë.

Çdo të mërkurë Papa Françesku mban fjalim para shumë njerëzve në shehsin para bazilikës së Shën Pjetrit. Burime nga njësi e kundër-terrorizmit bëjnë me dije se një nga bashkëbiseduesit ka hyrë në Itali tetë muaj më parë duke theksuar se ky kërcënim mund të jetë i vërtetë.

E përditshmja italiane “Repubblica” njofton se janë marrë masat në çdo rast rreziku, forcat e operacioneve special bashkë me qentë e tyre nuhatës janë vendosur në kërkim të eksplozivëve.

Lajmi shqetësues mbi sulmin ndaj Papës vjen një ditë pasi ai do të vizitojë Shqipërinë dhe ka zgjedhur të lëvizë me makinë të hapur pavarësisht një rreziku të mundshëm. Vatikani njofton se janë marrë masat maksimale në vizitën që Papa Françesku do të kryejë në Shqipëri.

/Objektiv.al/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar