Një betejë e fuqishme ekzistenciale

0

ANDREAS WHITTAM SMITH

Botuar më 8 tetor 2013 në “The Independent”

 

Barak Obama dhe Partia Republikane janë të angazhuar në një betejë ekzistenciale. Asnjë fitues nuk mund  të dalë me kokën lart nga kjo rrugë pa krye.

Të menduarit apokaliptik shfaqet kaq rrallë në sferën publike, sa që kur ndodh, nuk mund të njihet menjëherë për atë që është, besimin se në qoftë se çdo gjë u shkatërrua, një botë më e mirë mund të lindë nga rrënojat. Besime të tilla u përhapën në Europë midis dy luftërave botërore. Sot është ajo që mund të ndikojë Shtetet e Bashkuara të dështojë mbi huamarrjen, si rezultat i refuzimit të Partisë Republikane për miratimin e legjislacionit përkatës.

Fashizmi i cili kaploi Evropën kontinentale në vitet drejt Luftës së Dytë Botërore, i cili mbajti Gjermaninë dhe Italinë nën kontroll të tij dhe me një ndikim të konsiderueshëm në Francë, ishte një shumëllojshmëri vdekjeprurëse e të menduarit apokaliptik. Në Francë shumëkush ëndërronte një kundër-revolucion që nga ngjarjet e vitit 1789. Kundër-revolucionarëve iu plotësua dëshira e tyre në vitin 1940, kur Marshalli Pétain përfundoi armëpushimin me pushtuesit fitimtarë gjermane dhe themeloi një shtet fashist në dy të pestat e të Francës, e mbetur pa pushtimin gjerman.

Rifillimi i politikës apokaliptike në Amerikë nuk është aq vdekjeprurës sa ai i paraluftës Evropiane, por ka aftësinë të jetë shumë shkatërrues. Ai fillon me dëshirën për të hapur një revolucion, atë të cilin partia Republikane e quan revolucion kulturor të viteve 1960. Në pikëpamjen e shumë republikanëve, ngjarjet e asaj periudhe destabilizuan familjen me anë të promovimit të lirisë seksuale, inkurajoi feminizmin dhe homoseksualizmin, dy elementë të urryer për njerëzit ”mendjedrejtë”, hapën derën ndaj pornografisë dhe përdorimit të popullarizuar të drogës. Në vitet 1990, republikanët më fanatikë morën përsipër diskutimet në lidhje me ”mbarimin e periudhave”, nocion i vuajtjeve që paraprijnë çlirimin.

Tani, më në fund , në vitin 2013, beteja është tejçuar në atë që mendjet britanike e konsiderojnë çështje të habitshme, shtrirja e kufizuar e një shërbimi shëndetësor falas për amerikanët më të varfër. “Obamacare” u bë ligj në vitin 2010. Ligjshmëria e tij në raport me kushtetutën u sfidua më vonë në Gjykatën e Lartë, me rezultatin se disa ndryshime duhen  bërë. Por pjesa më e madhe e legjislacionit mbijetoi dhe është pa dyshim sunduese. Tani, Partia Republikane i kërkon Presidentit ose të zvogëlojë fondet federale për ligjin ”Obamacare” ose ta vonojë atë, në qoftë se dëshiron të ripërtërijë legjislacionin që do të lejonte Qeverinë e SHBA-ve të paguajë faturat e saj dhe shërbimin e borxhit. Nëse kjo nuk do të realizohej do të ndodhë një pakujdesi, një ngjarje vërtetë e frikshme për të gjithë botën. Madje edhe qeveria kineze i ka bërë të njohura shqetësimet e saj.

Si dhe pse Shtetet e Bashkuara kanë mbërritur në këtë pikë është shpjeguar në një raport te realizuar nga disa grupe të fokusit bërë me republikanët e tre tendencave kryesore, ungjillore, e gjelbër dhe e moderuar. Analistët e shquar politikë Stan Greenberg, James Carville dhe Erica Seifert publikuan rezultatet. Ata argumentojnë se theksi mbi ”Obamacare” shkon në zemër të mendimit aktivist republikan për betejën politike.

Shumë aktivistë republikanë mendojnë se po përballen me një parti Demokratike fitimtare që ka në qëllim zgjerimin e qeverisë, në mënyrë që të rrisë varësinë nga shteti, e cila përkthehet në zgjerimin e mbështetjes elektorale. Kjo nismë demokratike, besojnë ata, filloi me stampat e ushqimit dhe përfitimet e papunësisë. Ky fakt do të zgjerohej më tej, nëse do të ekzistonte një amnisti për emigrantët e paligjshëm. ”Obamacare”, duke ofruar sigurimin e qeverisë për ata që nuk mund të marrin mbulim shëndetësor nga siguruesit privatë, mund të zgjerojë dramatikisht numrin e personave të varur nga ndihma federale. Republikanët, sipas tre autorëve, besojnë se kjo është një strategji zgjedhore më shumë se thjesht një ideologji politike ose një filozofi ekonomike. Me pak fjalë, në qoftë se ndodh ”Obamacare”, partia Republikane, sipas mendimit të tyre, mund të dalë e humbur.

Autorët gjithashtu argumentojnë se ka një dimension racial në të menduarin republikan. Mbështetësit e plotë të kësaj partie janë të ndërgjegjshëm se janë të bardhë në një vend ku pakicat janë në rritje. Partia e tyre po humbet kundrejt një partie Demokratike të një qeverie të madhe, qëllimi i së cilës është të zgjerojë programe që përfitojnë kryesisht minoritetet. “Gara mbetet shumë e gjallë në politikën e Partisë Republikane” arrihet konkluzioni.

Mendimi im, i cili i drejtohet pyetjes nëse do të ketë një borxh të dështuar ose jo, po behet gjithnjë e më pesimist. Unë nuk mund të ndaj gjakftohtësinë e tregjeve financiare, të cilat, ndërsa gjunjëzohen, tregojnë pak shenja paniku. Kreu i të ardhura fikse të tregtimit në një kompani në Wall Street është i mendimit se kjo është diçka që nuk do të ndodhë.

Për fat të keq kjo mund të ndodhë. Tani për tani shoh se forcat kundërshtare, Presidenti dhe partia Republikane, janë të angazhuar në një betejë ekzistenciale. Nëse zoti Obama bën lëshimet e nevojshme, ai do të cilësohet si një lider i dobët dhe presidenca e tij, e shkatërruar. Lidershipi republikan dhe trupat e Kongresit frikësohen nga diçka e ngjashme, votuesit e tyre do t’i braktisin nëse ato përkulen.

”Unë u angazhova në një marrëveshje që më bëri të ndjehen i mërzitur. Pastaj zbulova se pala tjetër u ndje pikërisht të njëjtën mënyrë. Ndoshta kjo është marrëveshja më e mirë që mund të jetë realizuar në këto rrethana, por eksperienca ishte e pakëndshme”. Ky është një proces që zoti Obama dhe republikanët do të duhet të kalojnë nëpër, nuk është i këndshëm megjithatë, është i nevojshëm.

 

 Shqipëroi për “Objektiv.al”: Jola LLOZHI

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here