Një Amerikan në Belsh

0

Është një ditë e ngrohtë në Belsh, gjatë një kohe të ftohtë të vitit. Era është e freskët dhe godet lëkurën e zhveshur që nuk mbulohet nga shtresa xhaketash. Shoh rreth meje të njëjtët njerëz që kam parë që kur isha fëmijë; familje, miq dhe vendas që i kam njohur prej nga adoleshenca, por asnjëherë nuk u kam folur ndonjë fjalë. Ulem për një kafe në kafenenë e tim kushëriri dhe pres që të vijë miku im amerikan, Nao Strain. Gjurmoj buzën e filxhanit të çajit me gishtin tim. Nao hyn në derën e lokalit. Ai mban veshur nje triko komplet jashtë mode, syze të mëdha , pantallona të zeza, xhaketë te hollë, këpucë të zeza dhe një kapele që lexon Walden Pond me shkronja bojqielli.

Në pamje të parë, ai nuk duket si një amerikan tipik. Përveç veshjes së tij kaotike, fytyra e tij merr nga ana e nënës së tij – japoneze; babai i tij është amerikan. Nao nuk buzëqesh. Ulet dhe porosit një ekspres, mbështetet në vendin e tij, duke luajtur këmbën dhe duke e skanuar hapësirën me shpejtësinë më të madhe. Një pjesë e tij gjithmonë duket e shqetësuar. E pyes se si është dhe më thotë “Nuk qahem.” Një përgjigje tipike nga Nao.

Ai flet me një theks standard amerikan dhe përdor lirisht dialekt edhe kur nuk kuptohet. Fraza të tilla si më poshtë i ka thënë disa herë, por janë lënë pa koment për shkak të arsyeve të sqarimit: “duke u zvogëluar për udhëtimin”, “aty mbahuni ju”, “une jam lojtar i shëndoshë”, “unë vetëm po kërkoj për të dhëna në skenën e krimit”,” për fat të mirë unë jam i çmendur “, dhe fraza të tjera të cilat kanë kuptim vetëm në anglisht. Naos i vjen ekspresi dhe ai fillon ta pijë atë. Ai e skanon përsëri lokalin dhe më pas kthehet nga mua.” Pra, për çfarë është kjo bisedë saktësisht? Për shkollë? Si është shkolla? Ke marrë nota të mira?” U përgjigja për pyetjen por Nao kishte ndalur së më kushtuari vëmendje vetëm pas një fjale në përgjigjen time. “Është shumë zhurmë këtu”.

Nao ankohet hapur. Unë tund kokën në shenjë pohimi dhe pastaj e pyes se për sa kohë ka jetuar në Belsh. “Pothuajse 2 vjet.” E pyes se ku ka jetuar para Belshit dhe nëse i mungon shtëpia e tij. “Unë kam lindur në Alabama, por vendi i fundit në të cilin kam jetuar ishte makina ime, kështu që vendi ku jetoj tani eshte një lloj përmirësimi per mua. Edhe pse më mungojn shumë buritot1.” Unë buzëqesha sepse buritot janë shumë të shijshme. Nao pastaj më pyet nëse më mungon shtëpia ime. “Unë ende jetoj në Belsh.” Ai përgjigjet me një “Oh” dhe më pas pi një gllënjke nga kafja e tij. E pyes Naon nëse i pëlqen Belshi, dhe nëse ai e pëlqen, cila është pjesa e tij e preferuar. “Më pëlqen Belshi. Më pëlqejne njerëzit. Miqësorë. Të sjellshëm. Gjëra si këto, ti e di.” Unë nuk mund të rri pa vënë re se Nao ende nuk është qetësuar në vendin e tij. Ai po kërkon diçka në dhomë, një shenjë, një çelës, një mesazh nga një fuqi më e lartë që kërkon ta paralajmërojë për ndonjë rrezik të afërt.

E pyes nëse çdo gjë është në rregull. “Nuk qahem.” I buzëqesh dhe e pyes atë se çfarë bën këtu. “Jam mësues anglishteje në shkollën e mesme, Sami Frashëri.” Unë i bej pyetjen nëse ai e pëlqen këtë punë. “Sjell bukë në tavolinë.” I them Naos se çfarë bën për argëtim ne Belsh. “Lexoj shumë dhe pij shumë si edhe luaj shumë futboll.” E pyes se çfarë i pëlqen të lexojë. Diçka në pozicionin e tij ndryshon dhe ai bëhet i dukshëm i emocionuar. “Aktualisht po lexoj Rainbow Gravity nga Thomas Pynchon. Ky libër ka të bëjë me një amerikan gjatë Luftës së Dytë Botërore, i cili endet nëpër Evropë duke u përpjekur të kthehet në shtëpi dhe gjithë ato gjëra të çuditshme vazhdojnë të ndodhin gjatë asaj kohe. Megjithatë, libri im i preferuar eshtë Infinite Jest nga David Foster Wallace. Sam, ky libër është i çmendur. Seriozisht, unë mund të flisja tërë ditën për të. ”

Nao duket sikur gjithmonë ka kohë gjatë ditës së tij për të diskutuar për librat, e kam mësuar këtë tashmë. E pyes nëse leximi është gjëja e tij e preferuar për të bërë. “Jo, është pija,” ma kthen ai. Pastaj vazhdon: “Por, më pëlqen një libër i mirë ndërsa pi … Pra, ndoshta, kjo është e njëjta gjë. Unë jam në perpjekje për tu bërë shkrimtar, kështu që leximi dhe pirja e ndihmojnë proçesin.” E pyes se çfarë i pëlqen të shkruajë. “Gjëra postmoderniste dhe trillime, (fiction).” E pyes nëse ai ka shkruar ndonjëherë një libër dhe nëse planifikon të shkruajë një libër për Belshin. “Unë kam shkruar 2 libra deri më tani, por jam në proces për t’i botuar ata. Do më duhet të pres derisa të kthehem në shtëpi për të filluar këtë proces. Po, kam ndërmend të shkruaj një për Belshin. Bëhet fjalë për një djalë të quajtur Chuck Wheeler dhe udhëtimin e tij për të gjetur njeriun që vrau vëllain e tij. “E pyes se kush është Chuck Wheeler. “Chuck Wheeler është një djalë i cili dyfishoi një 13-t’she kur tregtari i tregoi një Mbreti.”

Nuk e di saktësisht se çfarë donte të thoshte, por unë shpresoj më të mirën për historinë e tij dhe karrierën e tij si shkrimtar. Ne qëndruam ulur për një kohë më të gjatë dhe Nao porosit një tekje raki. Ai e pi atë dhe porosit një tjetër. Pastaj fillon të më tregojë për fizikën, teoremat matematikore të Escher, Fashizmin Italian dhe se kishte kancer në tiroide…

Pas një bisede të gjatë me të, vazhdoj e ndjek përditshmërinë. Era vazhdon të fryejë lehtë dhe seç ka një dëshirë të prishë monotoninë.

Nga Samanta Hysa/ Objektiv.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here