NISMA: Thaçi po përpiqet të manipulojë rezultatet

NISMA për Kosovën reagoi publikisht duke shfaqur dyshimet e saj se Thaçi po përpiqet të manipulojë rezultatet e zgjedhjeve. NISMA vë në dukje faktin se KQZ nuk publikoi asnjë informatë për rezultatin e katër kutive të mbetura pas marrëveshjes së partive opozitare. “Në momentin e publikimit të nënshkrimit të Marrëveshjes sonë, KQZ-ja kishte arritur në

NISMA për Kosovën reagoi publikisht duke shfaqur dyshimet e saj se Thaçi po përpiqet të manipulojë rezultatet e zgjedhjeve. NISMA vë në dukje faktin se KQZ nuk publikoi asnjë informatë për rezultatin e katër kutive të mbetura pas marrëveshjes së partive opozitare.

“Në momentin e publikimit të nënshkrimit të Marrëveshjes sonë, KQZ-ja kishte arritur në numërimin 2370 nga 2374 kutive të votimit dhe publikimin e 99.83 % të rezultatit të votave të numëruara.

Nga publikimi i kësaj Marrëveshje KQZ-ja nuk publikoi asnjë informatë për rezultatin e katër kutive të mbetura, që përbënin 0.17% të votave!”, thuhet në reagimin e NISMËS.

Sipas tyre, dyshimet për manipulim shtohen kur dëgjon Thaçin të thotë se rezultatet mund të ndryshojnë me votat që po i presin nga Kazakistani

“Kërkojmë që të intervenohet urgjentisht që të publikohen rezultatet dhe të pamundësohet manipulimi me vullnetin politik të popullit të Kosovë”, shkruan NISMA.

Komunikata shoqërohet me një Raportim Zyrtar të KQZ-së mbi aplikimet për votim nga shtete të ndryshme, ku tregohet se nga Kazakistani nuk ka aplikuar për të votuar asnjë shtetas i Republikës së Kosovës.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar