Nisin përgatitjet për provimin e Letërsisë

Nisin përgatitjet për provimin e Letërsisë

Hartuesit e teksteve janë mbyllur dje në ambjentet e Agjensisë Kombëtare të Provimeve  për të përzgjedhur pyetjet që do të përmbajë testi i Letërsisë që do të zhvillohet më 31 maj. Specialistët e arsimit po përzgjedhin 25 pyetjet finale që do të përmbajë testi i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, nën masa të rrepta sigurie. Sipas

Hartuesit e teksteve janë mbyllur dje në ambjentet e Agjensisë Kombëtare të Provimeve  për të përzgjedhur pyetjet që do të përmbajë testi i Letërsisë që do të zhvillohet më 31 maj.

Specialistët e arsimit po përzgjedhin 25 pyetjet finale që do të përmbajë testi i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, nën masa të rrepta sigurie.

Sipas Burimeve zyrtare të Sigurisë, testet do të bëhen duke u mbështetur në nivelet e nxënësve,40 % e pyetjeve do të jenë për nivelin nën mesatar, 40 %  per nivelin mesatar dhe 20 % për nivelin mbi mesatar.  Nga 25 pyetje që do të përmbqajë ky test, 13 prej tyre do të jenë me alternativa dhe 12 me shtjellim.

Testi do të jetë i ndarë në dy pjesë, secila prej tyre do të përmbajë fragmente veprash. Pyetjet që do të vijojnë më pas do të jenë të lidhura me fragmentet ku do të kërkohen komente, krahasime, interpretime, analiza dhe shpjegime.

Maturantët duhet të paraqiten në ambientet ku do të zhvillohet provimi 90 minuta përpara. Ata duhet te  jenë të pajisur me mjete identifikimi në të kundërt nuk mund të hyjnë në provim.  Ata nuk mund të largohen nga ambjenti ku po zhvillohet provimi përpara kohës se përcaktuar, në të kundërt nuk u njihet rezultati, kjo bëhet për të shmangur çdo mënyrë kopjimi apo komunikimi ndermjet tyre . Atyre nuk u njihet rezultati edhe nëse gjatë zhvillimit të provimit përdorin stilolapsa me ngjyra, lapsa apo nëse dëmtojnë kodin sekret.

Kjo është hera e parë që në Maturën Shtetërore vendosen rregulla strikte për maturantët dhe mësuesit e tyre.

/Erta Troci/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar