Nisin negociatat midis SHBA-së dhe BE-së mbi tregtinë

Nisin negociatat midis SHBA-së dhe BE-së mbi tregtinë

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nisin sot negociatat ndërtimin e zonës më të madhe në botë për tregtinë e lirë. Bisedimet në Uashington mbi këtë çështje, kanë filluar  në të njëjtën kohë kur midis aleatëve  janë shfaqur disa  mosmarrveshjeve, në lidhje me akuzat për spiunazh. Ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, zbuloi kohë më

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nisin sot negociatat ndërtimin e zonës më të madhe në botë për tregtinë e lirë.

Bisedimet në Uashington mbi këtë çështje, kanë filluar  në të njëjtën kohë kur midis aleatëve  janë shfaqur disa  mosmarrveshjeve, në lidhje me akuzat për spiunazh.

Ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, zbuloi kohë më parë se Shtetet e Bashkuara kanë përgjuar zyra diplomatike të BE-së dhe rrjete kompjuterike.

BE-ja ka deklaruar se është e interesuar që ta shqyrtojë këtë çështje në Uashington paralel me bisedimet tregtare.

Negociatat kanë për qëllim të heqin pengesat për tregtinë dhe investimet midis dy fuqive, si dhe të sjellin marrëveshje deri në fund të vitit 2014.

Tregtia e mallrave midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në vitin 2012 ka arritur vlerën e 500 miliardë eurove.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar