Nishani “tradhton” Berishën: Kam besim tek qeveria e re

Nishani  “tradhton” Berishën: Kam besim tek qeveria e re

Presidenti Bujar Nishani duket se për herë të parë ka marrë një qendrim që bie ndesh me politiken e atyre që e kanë vendosur në atë post. Përkundër deklaratave dhe akuzave të Berishës dhe opozitarëve të tjerë, Nishani ka thënë se ka besim që qeveria e re do të realizojë programin e saj ambicioz. Nishani

Presidenti Bujar Nishani duket se për herë të parë ka marrë një qendrim që bie ndesh me politiken e atyre që e kanë vendosur në atë post. Përkundër deklaratave dhe akuzave të Berishës dhe opozitarëve të tjerë, Nishani ka thënë se ka besim që qeveria e re do të realizojë programin e saj ambicioz.

Nishani ka thënë se ka besim gjithashtu që qeveria e re do të vijojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Mbetemi plotësisht të përkushtuar në intensifikimin e luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar, forcimin e shtetit të së drejtës dhe përshpejtimin e ritmit të reformave për arritjen e stadardeve evropiane.

Ky është një proces, që kërkon vijueshmëri. Kur them këtë, kam parasysh edh angazhimin serioz të maxhorancës së re qeverisëse, të dalë nga zgjedhjet e fundit dhe bindjen se ajo do të realizojë me sukses programin e saj ambicioz.

Kështu, do t`u ofrojmë qytetarëve tanë shërbime të cilësisë evropiane dhe do të arrijmë objektivin më prioritar strategjik, integrimin Evropian”, ka thënë Nishani gjatë samitit rajonal të zhvilluar në Berdo të Sllovenisë.

/Klajdi Lleshi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar