Nishani: Qytetaret të denoncojnë online

Nishani: Qytetaret të denoncojnë online

Tiranë – Presidenti i Republikës, njëkohësisht edhe kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Bujar Nishani, ka njoftuar se qytetarët do të kenë në dispozicion një portal online ku mund të shprehin ankesat e tyre. Presidenti Nishani thekson se janë të patolerueshme zvarritjet që i bëhen proceseve gjyqësore. “Çdo ankesë në mënyrë online e publike

Tiranë – Presidenti i Republikës, njëkohësisht edhe kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Bujar Nishani, ka njoftuar se qytetarët do të kenë në dispozicion një portal online ku mund të shprehin ankesat e tyre.

Presidenti Nishani thekson se janë të patolerueshme zvarritjet që i bëhen proceseve gjyqësore. “Çdo ankesë në mënyrë online e publike do të ndiqet me vëmendje dhe përgjegjësi maksimale dhe do të jenë zëra dhe agjendë prioritare e punës së Inspektoratit të Lartë në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe institucione të tjera”, thekson Kreu i shtetit.

Z. Nishani shton se veçanërisht do të jene të patolerueshme rastet kur proceset gjyqësore zvarriten në kurriz të së drejtës së qytetarëve, kur vendimet gjyqësore mbeten në sirtarët e gjyqtarëve me muaj të tërë, duke  u mohuar dhënien e të drejtës qytetarëve.

Ai theksoi se do të ketë penalizim të ashpër për ata që shpërdorojnë detyrën. Presidenti Nishani shprehu gjithashtu se do t’i mbështesë gjyqtarët, për të cilët gëzon konsiderata të larta. Ndërhyrjet e bëra në Kodin Penal dhe në atë të Procedurës Penale, kreu i KLD-së i cilësoi si një mënyrë për të ngushtuar abuzimet e bëra nga gjyqtarët apo prokurorët.

Në vazhdimin e mbledhjes së KLD-së ai tha se “ne jemi të bindur se sistemi ynë i gjyqësorit dominohet nga njerëz me integritet të lart, profesionalistë që kanë nevojë për mbështetje dhe inkurajim. Mbështesim punën e gjyqtarëve tanë, inkurajojmë profesionalizëm, nxisim integritetin, dhe nga ana tjetër do të jemi monitorues të kujdesshëm, gjykues të drejtë dhe penalizues të ashpër kur të vëmë re vendime në kundërshtim me ligjin, që cenojnë qytetarët, pavarësisht motiveve që i shtyjnë këta gjyqtarë të marrin këto vendime”.

KLD-ja, në fillim të mbledhjes, shqyrtoi dhe miratoi ligjshmërinë e dhënë nga Kuvendi, z. Lulzim Çelaj, antarit të ri te Gjykatës së Lartë.

Ndërkaq, nënkryetari i KLD-së, Elvis Çefa theksoi se shkas të zvarritjeve të proceseve të gjykimit janë edhe avokatët, të cilët duan të mbrojnë klientët e vetë.

/Marenglen Kume/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar