Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Nishani paralajmëron garimin për një mandat të dytë

Nishani paralajmëron garimin për një mandat të dytë

0 Komentet 🕔13.12.2013 - 11:10

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, shfaq ambieciet për një mandat të dytë në këtë post. Këtë deklaratë, z. Nishani e bëri mbrëmë në emisionin “Tonight” të Ilva Tares.

I pyetur fillimisht se si e kishte përjetuar 23 vjetorin e themelimit të PD-së, meqë nuk kishte marrë pjesë në ceremoni, ai u përgjigj se Presidenti i vendit është jashtë partive politike, edhe nga pikëpamja formale duhet të qëndrojë jashtë aktiviteteve që organizohen nga partitë politike.

Në lidhje me nismën për ndryshimet kushtetuese, Presidenti Nishani tha se Kushtetuta nuk duhet të ndryshojë thjeshtë dhe kollaj. Kreu i shtetit tha se ka disa elemente ku mund të ndërhyet. “Duke u bërë vend anëtarë i BE-së do të duhet të ndërhyet në Kushtetutë” tha z. Nishani.

“Unë i uroj festën PD-së. Ajo është një aset i rëndësishëm i jetës publike, poltike të vendit. Është partia e parë e krijuar pas pluralizmit në Shqipëri”, u shpreh ai.

Ndërkaq për humbjen e PD në zgjedhjet e 23 qershorit  Nishani deklaroi se “sistemi që ne kemi hyrë pas viteve 90’ është sistemi i rotacionit politik, sistemi i qeverisjes, i marrjes përsipër të përgjegjësive, I kontributeve dhe kostove që mund të kesh marrë gjatë qeverisjes. Unë mendoj se 8 vite në qeverisje në mënyrë normale mund të pritet dhe rotacioni politik.  Gjykimi ishte i qytetarëve shqiptarë dhe askush nuk mund ta gjykojë këtë vendim”.

Nishani nuk ka dashur të komentojë  largimin e Berishës nga kreu i PD-së.

“Nuk do të ishte e drejtë që të hyjmë në komente për këtë vendim personal por vetëm ta respektojmë atë”, ka deklaruar Nishani.

/Elta Liksenaj/

 

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr