Nishani: KLD institucion i pavarur, dënon sulmet politike

Nishani: KLD institucion i pavarur, dënon sulmet politike

Kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Bujar Nishani në mbledhjen me anëtarët e KLD-së, ka mbrojtur punën që ka bërë ky institucion duke i quajtur sulmet politike të pabaza. Nishani tha se ky institucion funksionon vetëm në bazë të ligjit dhe Kushtetutës. “KLD është institucion i lartë kushtetues, i pavarur që mbështet tërë veprimtarine

Kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Bujar Nishani në mbledhjen me anëtarët e KLD-së, ka mbrojtur punën që ka bërë ky institucion duke i quajtur sulmet politike të pabaza. Nishani tha se ky institucion funksionon vetëm në bazë të ligjit dhe Kushtetutës.

“KLD është institucion i lartë kushtetues, i pavarur që mbështet tërë veprimtarine e tij te Kushtetuta, ligji dhe personaliteti i anëtarëve të tij, dominohet nga gjyqtarët e Shqipërisë. KLD funksionimin e tij nuk e lidh me mazhorancat politike “- tha Nishani.

Më tej, Nishani tha se ky Këshill ka sjellë një model të ri të vlerësimit të gjyqtarëve sipas meritës.

Ndërsa nënkryetari i KLD-së, Elvis Cefa tha se është e domosdoshme që KLD-ja të miratojë një rregullore të re të brendshme. “Miratimi i kësaj rregulloreje do të rrisë shkallën e veprimtarisë dhe transparencës dhe për pasojë shkallën e efektivitetit”, u shpreh nënkryetari Cefa.

Anëtarët të KLD-së u mblodhën sot për të miratuar një rregullore për funksionimin e brendshëm të këtij institucioni.

/Erilda Sulika/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar