Nishani kërkon hetim për shantazh ndaj familjes së tij

Nishani kërkon hetim për shantazh ndaj familjes së tij

Pas reagimit lidhur me zërat e qarkulluara në media ku thuhej se bashkëshortja e tij Odeta Nishani kishte përfitim direkt mbi truallin ku ndodhet godina aktuale e Partisë Demokratike, Presidenti Nishani i është drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme për nisjen e hetimeve. Në komunikatën për shtyp nga zyra e Presidentit të Republikës, thuhet se këto sulme

Pas reagimit lidhur me zërat e qarkulluara në media ku thuhej se bashkëshortja e tij Odeta Nishani kishte përfitim direkt mbi truallin ku ndodhet godina aktuale e Partisë Demokratike, Presidenti Nishani i është drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme për nisjen e hetimeve.

Në komunikatën për shtyp nga zyra e Presidentit të Republikës, thuhet se këto sulme të mazhorancës së re kanë si qëllim “terrorizimin psikologjik të familjes së Presidentit të Republikës dhe të ndaljes së ushtrimit të funksioneve kushtetuese nga ana e Kreut të Shtetit.”

Me këtë rast dhe në këto rrethana, Presidenti i Republikës i kërkon Prokurorit të Përgjithshëm të nisë procedurën e hetimit penal ndaj këtij shantazhi, gjithashtu i kërkon z.Edi Rama, ta ndalë urgjentisht këtë fushatë të ulët, të padrejtë dhe të padenjë, kundër Kreut të Shtetit.

Nishani gjithashtu ka theksuar se: “Institucioni i Presidentit të Republikës, në asnjë rast dhe për asnjë arsye, nuk duhet, nuk mund dhe nuk është përfshirë kurrë në luftën politike mes shumicës dhe pakicës parlamentare.”

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar