Nishani, fton qytetarët të marrin pjesë në votime

Nishani,  fton qytetarët të marrin pjesë në votime

Një ditë para zgjedhjeve, Presidenti Bujar Nishani  me anë të një mesazhi drejtuar qytetarëvë, fton të gjithë shqiptarët që të marrin pjesë masivisht në votime. “Nesër do të votojmë, pra do të kryejmë aktin më të natyrshëm në një shoqëri të lirë që është veprimi politik, qytetar, shoqëror, më i rëndësishëm, që përmban në vetvete,

Një ditë para zgjedhjeve, Presidenti Bujar Nishani  me anë të një mesazhi drejtuar qytetarëvë, fton të gjithë shqiptarët që të marrin pjesë masivisht në votime.

“Nesër do të votojmë, pra do të kryejmë aktin më të natyrshëm në një shoqëri të lirë që është veprimi politik, qytetar, shoqëror, më i rëndësishëm, që përmban në vetvete, thelbin e Demokracisë. Si të tillë, kjo ditë dhe ky akt, kërkojnë prej të gjithëve ne, përqendrim, seriozitet, përgjegjshmëri, për gjithçka që ka lidhje me këto votime. Të votosh provon se di të jesh i përgjegjshëm për fatet e tua, di ta përdorësh larine për vete dhe për të tjerët, për të tashmen dhe të ardhmen.Të mos votosh, është pasivitet i pafalshëm që nuk justifikohet nga asgjë. Të mos harrojmë për asnjë çast rëndësinë e jashtëzakonshme që ka dita e nesërme lidhur me punët, problemet, perspektivat e brendshme” është shprehur Presidenti Nishani.

Presidenti Nishani  përfundon   mesazhin e tij duke  theksuar rëndësinë e madhe që kanë zgjedhjet e nesërme për të ardhmen e vendit tonë dhe u bën me dije shqiptarëve se dallimet politike nuk duhet t’i ndajnë, por t’i bashkojnë të gjithë së bashku.

/Erina Haxhiu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar