Tiranë – Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dekretoi dy anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë. Dy emrat e propozuar për vendet vakante në Gjykatë janë Admir Thanza, i cili ka qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe ish-anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si dhe Tom Ndreca, ish-gjyqtar i Gjykatës së Apelit në Tiranë.
Tiranë – Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dekretoi dy anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë.
Dy emrat e propozuar për vendet vakante në Gjykatë janë Admir Thanza, i cili ka qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe ish-anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si dhe Tom Ndreca, ish-gjyqtar i Gjykatës së Apelit në Tiranë.
Komisioni i ligjeve ka nisur me debate, të cilat degjeneruan me ofendime gjatë seancës dëgjimore me dy kandidatët, Thanza dhe Ndreca.
Pikërisht në këtë moment ka ndërhyrë dhe deputeti i opozitës Pandeli Majko, i cili tha se nuk u ndoq procedura e rregullt, pasi dy kandidaturat nuk u hodhën në votim. Kërkesa e opozitës për të rihedhur në votim dy kandidaturat u refuzua, ndërsa komisioni i ligjeve vazhdoi me rendin e ditës.
/Adisa Sida/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *