Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Nishan uron besimtarët për muajin e Ramazanit

Nishan uron besimtarët për muajin e Ramazanit

0 Komentet 🕔09.07.2013 - 09:32

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

“Të nderuar besimtarë myslimanë,

Ju përshëndes me shumë dashuri dhe respekt sot në ditën e parë të Ramazanit. Ramazani ndërthur shenjtërisht sakrificën materiale me lartësimin shpirtëror.

Ramazani është një akt i lartë religjioz dhe human me përmasa kolosale. Duke qenë gjithëpërfshirës dhe universal, efektet dhe dobitë e Ramazanit, paqja, purifikimi, lartësimi, mbarëvajtja, janë të shkrira brenda Tij në një mënyrë harmonike të përsosur brenda një diapazoni mahnitës, që përfshin gjithçka njerëzore, nga aspekti shpirtëror në atë utilitar, nga secili besimtar veç e veç, tek i gjithë komuniteti bashkarisht.

Mesazhet që përcjell riti i Ramazanit janë nga më madhështoret.

Kthimi i vështrimit nga vetja.

Uria dhe etja, dhe në përgjithësi vuajtjet materiale, janë vuajtje provizore që shpërblehen.

Vazhdimi i ekzistencës bëhet vetëm përmes mbajtjes gjallë të shpresës, e cila, nga ana e vet, ushqehet nga dhimbjet e sakrificës.

Ndjenja e mëshirës dhe dashurisë për të gjithë njerëzit njëlloj. Largimi i brengave.

Harrimi i kujtimeve të hidhura.

Këto dhe të tjera janë arsyet pse Ramazani prej shekujsh zbatohet dhe nderohet me aq devocion dhe përpikmëri nga Ju dhe besimtarët myslimanë të mbarë botës.

Ramazan të lehtë të gjithëve!”- ka përfunduar urimi i presidentit.

Ramazani është një muaj i shenjtë për të gjithë besmitarë myslimanë në mbarë botën dhe çdo vit pritet me entuziazën nga ata.

/Amela Shehi/

 

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se me rezultatet e fundit Kombëtarja jonë e futbollit do të kualifikohet në Euro 2016?

View Results

Loading ... Loading ...

Moti

Sot E shtunë E diel
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 24, 2017
Pjesërisht vranët
16°/3°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 25, 2017
Clear
17°/9°
It is forcast to be 	
Shiu! at 7:00 PM CET on November 26, 2017
Shiu!
17°/6°
Sot E shtunë E diel
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 24, 2017
Pjesërisht vranët
16°/3°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 25, 2017
Pjesërisht vranët
16°/2°
It is forcast to be 	
Shiu! at 7:00 PM CET on November 26, 2017
Shiu!
4°/-2°
Sot E shtunë E diel
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 24, 2017
Clear
12°/-1°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 25, 2017
Clear
12°/2°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 26, 2017
Pjesërisht vranët
12°/2°

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr