Nis shlyerja e borxheve ndaj biznesit, paguhen 27 milionë dollarë

Pas miratimit të strategjisë së shlyerjes së detyrimeve të prapambetura nga qeveria shqiptare, ka nisur procedura e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura ndaj biznesit, të cilët kanë marrë pagesat e para. Sipas burimeve nga Ministria e Financave, që nga fillimi i këtij muaji janë shlyer mbi 2.7 miliardë lekë ose rreth 27 milionë USD, ku

Pas miratimit të strategjisë së shlyerjes së detyrimeve të prapambetura nga qeveria shqiptare, ka nisur procedura e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura ndaj biznesit, të cilët kanë marrë pagesat e para.

Sipas burimeve nga Ministria e Financave, që nga fillimi i këtij muaji janë shlyer mbi 2.7 miliardë lekë ose rreth 27 milionë USD, ku mbi 80 % e shumës i përket faturave të prapambetura të rimbursimit të TVSH.

Borxhet e prapambetura që qeveria ka ndaj biznesit në total është përllogaritur në vlerën e 72.6 miliardë lekë, ndërkohë që në bazë të strategjisë së miratuar tashmë, ato do të shlyhen për 3 vjet, ku vetëm për vitin 2014 janë parashikuar të shlyhen rreth 35 miliardë lekë, shumë e siguruar nga kredia e marrë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), që kap vlerën e 330 milionë euro.

Procesi i shlyerjes po ecën normalisht në bazë të verifikimeve që po i bëhen çdo fature nga grupet e specialistëve të ngritur për këtë qëllim.  Në bazë të strategjisë së qeverisë, dikasteri i Financave pritet të zgjidhë përfundimisht problemin e borxheve të prapambetura ndaj biznesit dhe parandalimin e krijimit të borxheve të reja.

Aktualisht, që në fillim të këtij viti, ka hyrë në fuqi edhe udhëzimi i ri për TVSH, çka parashikon rimbursimin e kësaj takse nga thesari në mënyrë automatike brenda 60 ditëve. Në qershor Ministria e Financave pret të marrë një tjetër hua nga Banka Botërore dhe Komisioni Europian, me qëllim zgjidhjen e ngërçit të borxheve të të prapambetura, duke shlyer detyrimet ekzistuese dhe duke parandaluar krijimin e borxheve të reja.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar