Nis rishikimi i ligjit për turizmin në Shqipëri

0

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermenin, ditën e sotme ka nisur fazën e konsultimeve gjithëpërfshirëse për rishikimin e ligjit për turizmin në Shqipëri

Takimi i parë u zhvillua në qytetin e Korçës, me praninë e përfaqësuesve të njësive të qeverisjes vendore të qarqeve Korçë dhe Gjirokastër, sipërmarrjeve turistike, universiteteve, shoqërisë civile, shoqatave të turizmit, organizatave të huaja, etj. E pranishme në takim ishte edhe drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Julinda Dhame.

Gjatë takimiti, ministrja Eglantina Gjermeni u shpreh se rishikimi i ligjit do t’i vijë në ndihmë biznesit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit të turizmit. Znj. Gjermeni theksoi se kjo iniciativë po ndërmerret për të vendosur standarde liçensimi, për të rritur cilësinë e shërbimeve, si edhe për të krijuar një treg konkurues turistik.

Sipas ministres Gjermeni të gjitha këto do të ndikonin në rritjen e të ardhurave, rritjen e numrit të personave të punësuar në sektorin e turizmit, si edhe zgjatjen në kohë të sezonit turistik

Ministrja u shpreh se Korça ishte stacioni i parë i fazës së nisur të konsultimeve, që do të pasohet nga takime në qytete të tjera për një proces sa më transparent dhe gjithëpërfshirës, ku do të dëgjohet dhe do të merret parasysh mendimi i të gjithë aktorëve në fushën e turizmit.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here