Nis neser Muaji i Shenjtë i Ramazanit

Nis neser Muaji i Shenjtë i Ramazanit

Të martën është dita e parë e Ramazanit, muaj i shenjtë, i Ramazanit është një  ndër pesë shtyllat themelore mbi të cilat ngrihet Islami. Agjërim do të thotë që njeriu, për një kohë të caktuar duhet të ndalojë veten prej një sërë gjërash, është periudha kur besimtarët myslimanë përmbahen rreptësisht nga ngrënia, pirja dhe kënaqësitë

Të martën është dita e parë e Ramazanit, muaj i shenjtë, i Ramazanit është një  ndër pesë shtyllat themelore mbi të cilat ngrihet Islami.

Agjërim do të thotë që njeriu, për një kohë të caktuar duhet të ndalojë veten prej një sërë gjërash, është periudha kur besimtarët myslimanë përmbahen rreptësisht nga ngrënia, pirja dhe kënaqësitë trupore, që nga paralindja e diellit deri në perëndim të tij. Ramazani vjen çdo vit dhjetë ditë më herët dhe zgjat 30 ditë.

Vlera e këtij muaji të madhërishëm është shumë e madhe, kurse dobitë e agjërimit të tij janë të panumërta. E themi këtë duke u bazuar në një numër të madh të transmetimeve që flasin lidhur më agjërimin e këtij muaji dhe të mirat që sjell me vete Ramazani.

Ndër dobitë që sjell agjërimi i këtij muaji, janë edhe ato të sferës fizike tek njeriu, sepse organizmit të njeriut i mundësohet një pushim dhe pastrim nga yndyrat e shumta të tubuara në trupin e tij nga ushqimet. Sot shkenca e mjekësisë pajtohet se trupi i njeriut ka nevojë që për një kohë të caktuar të heqë dorë nga ushqimi, në mënyrë që organet e tretjes të pushojnë dhe të bëhet mënjanimi i dhjamit të tepërt nga trupi.

Një numër i konsiderueshëm i mjekëve rekomandojnë dietën–agjërimin dhe atë e quajnë “operacion pa brisk”, ndërsa i Dërguari ynë, Muhamedi a.s., këtë e ka vërtetuar para më shumë se 14 shekujsh më fjalën e tij:“Agjëroni që të jeni të shëndoshë!”.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë uroi të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë, me rastin e fillimin të muajit të Ramazanit.

Në urimin e tij drejtuar myslimanëve shqiptarë Kryetari Muça u  shpreh: “Ju përshëndes me paqen dhe sigurinë, që vjen prej Allahut Mëshirues dhe ju uroj gëzuar e për shumë vjet muajin e begatë të Ramazanit. Ramazani, është një kohë kur besimtarët së bashku me agjërimin që i jep kuptimin esencial këtij muaji, rinovojnë devotshmërinë ndaj Zotit, rizgjojnë edhe një herë fuqishëm mëshirën, dashurinë dhe përkrahjen ndaj njerëzve”.

Në fund të mesazhit të tij, kreu i KMSH-së, uroi që ky muaj të sjellë në familjen e çdo shqiptari paqe, qetësi dhe harmoni.

Urimi i  plotë Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë me rastin e Muajit të Madhërueshëm të Ramazanit

 /Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar