Në fillim të muajit qershor hyn në fuqi akti normativ për legalizimin e më shumë se 70 mijë apartamenteve dhe rreth 30 mijë ndërtime të tjera pa leje në të gjithë vendin. Pronarët e ndërtimeve kanë 45 ditë kohë për plotësimin e dokumentacionit, ndërsa akti normative do të nisë verifikimin e kushteve teknike me të
Në fillim të muajit qershor hyn në fuqi akti normativ për legalizimin e më shumë se 70 mijë apartamenteve dhe rreth 30 mijë ndërtime të tjera pa leje në të gjithë vendin. Pronarët e ndërtimeve kanë 45 ditë kohë për plotësimin e dokumentacionit, ndërsa akti normative do të nisë verifikimin e kushteve teknike me të cilat janë ndërtuar banesat në 12 qarqe të vendit.
Përfituesit
Fusha e zbatimit të këtij ligji nuk shtrihet për ndërtimet informale të ngritura pranë akseve rrugore, në përputhje me distancat e përcaktuar në ligjin nr.8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”,të ndryshuar dhe në aktet nën ligjore në zbatim të tij. ndërtesat që do të përfshihen në procesin e legalizimit duhet të jenë deri në 25 m larg rrugës.
Subjektet pa leje brenda 45 ditëve duhet të paraqesin pranë drejtorive të ALUIZNI-t dokumentacionin e nevojshëm për legalizimin, më pas me këtë projekt do të merren strukturat përkatëse.
/Enkeleda Cami/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *