Nis aplikimi për nënshtetësinë shqiptare, ligji përjashton kosovarët

Nis aplikimi për nënshtetësinë shqiptare, ligji përjashton kosovarët

Prej ditës së djeshme ka nisur zyrtarisht procesi i aplikimeve për marrien e nënshtetësisë shqiptare. Tashmë shtetasit me kombësi shqiptare por që nuk zotërojnë këtë nënshtetësi, në bazë të vendimit të fundit të Këshillit të Ministrave, mund të aplikojnë për marrjen e një pasaporte shqiptare. Ligji përjashton nga kjo e drejtë qytetarët e Kosovës përveç

Prej ditës së djeshme ka nisur zyrtarisht procesi i aplikimeve për marrien e nënshtetësisë shqiptare.

Tashmë shtetasit me kombësi shqiptare por që nuk zotërojnë këtë nënshtetësi, në bazë të vendimit të fundit të Këshillit të Ministrave, mund të aplikojnë për marrjen e një pasaporte shqiptare.

Ligji përjashton nga kjo e drejtë qytetarët e Kosovës përveç atyre që mbajnë pasaportë serbe, si dhe përcakton kategoritë që përfitojnë dhe kushtet që duhen plotësuar. Të interesuarit duhet të paraqesin kërkesë, së bashku me vetëdeklarim për origjinën shqiptare.

Ndër të tjera ligji parashikon se shtetësia shqiptare, sipas këtij vendimi, u njihet ose u jepet:

a) personave të lindur nga të paktën një prind, që zotëronte shtetësinë ose origjinën shqiptare në momentin e lindjes së kërkuesit, pavarësisht nga vendi i lindjes;

b) personave, të paralindurit me shtetësi shqiptare të të cilëve nuk jetojnë më në momentin e paraqitjes së kërkesës, me kusht që të provohet lidhja familjare në vijë të drejtë e personit kërkues me të paralindurin, i cili ka zotëruar shtetësinë shqiptare;

c) personave me origjinë shqiptare që kanë shtetësinë e një shteti anëtar të Bashkimit Europian, SHBA-ve apo një shteti tjetër, shtetasit e të cilit mund të lëvizin pa viza në territorin e shteteve të zonës Shengen apo që janë me qëndrim me dokumentacion të rregullt në njërin prej këtyre shteteve.

Ndërsa në lidhje me dhëien e shtetësisë shqiptare shtetasve nga KOsova ligji parashikon një pikë ndryshe.

2. Fitimi i shtetësisë shqiptare në Republikën e Shqipërisë nga shtetasit me origjinë shqiptare të Republikës së Kosovës rregullohet mbi bazën e një marrëveshjeje të veçantë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar