Nikolli: Qeveria po mbahet me borxhe

Nikolli: Qeveria po mbahet me borxhe

Ekspertët e opozitës theksojnë se gjendja ekonomike në vend, bazuar mbi të dhënat zyrtare të raportuara nga vetë institucionet, është e zhytur në borxhe dhe në mungesë të ardhurash. Antarja e kryesisë së PS-së dhe kandidatja për deputete, Lindita Nikolli, në një deklaratë publike u përqendruar tek rritja e borxhit publik, mospagesave të faturave të

Ekspertët e opozitës theksojnë se gjendja ekonomike në vend, bazuar mbi të dhënat zyrtare të raportuara nga vetë institucionet, është e zhytur në borxhe dhe në mungesë të ardhurash.

Antarja e kryesisë së PS-së dhe kandidatja për deputete, Lindita Nikolli, në një deklaratë publike u përqendruar tek rritja e borxhit publik, mospagesave të faturave të vjetra dhe falimentimi i bizneseve.

Sipas Nikollit, borxhi publik në Shqipëri është më i lartë se 62 %, nga sa ka deklaruar qeveria, dhe shumë borxhe të tjera të shtetit si: kontrata të palikuiduara ndaj biznesit nuk janë të pëtfshira tek shuma e borxhit publik të shpallur.

“Rezulton se qeveria gjatë gjithë 2012-s ka investuar vetëm me paratë e bizneseve dhe këta të fundit janë shtyrë drejt rrënimit. Në fakt, qeveria, për shkak të arkëtimeve të ulëta tatimore gjatë muajve të fundit, ka marrë borxh jo për të kryer investime publike, por për të paguar detyrimet minimale të shtetit, për të paguar rrogat dhe pensionet”, deklaroi Nikolla.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar