Nikolla: Militantët larg shkollave

0

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka deklaruar pas emërimeve politike të 13 drejtorive arsimore se mësuesit militant duhet të largohen nga shkollat.

Në një takim për Kodin e etikës së Mësuesit ajo theksoi se sistemi arsimor është i fokusuar maksimalisht ndaj korrupsionit.

“Respektimi i parimeve themelore etike në jetën profesionale dhe publike të mësuesve në çdo nivel të arsimit dhe distancimi i tyre nga nga politika janë vetëm dy nga nismat e para që ne kemi ndërmarrë. Filozofia e përzgjedhjes së mësuesit nëpërmjet një sistemi demokratik e transparent dhe bashkërendimi me prindërit flasin qartazi për hapjen e një epoke të re për reformimin dhe demokratizimin e arsimit. Ky hap është domosdoshmëri në parandalimin e një hallke të kalbur në korrupsion”, u shpreh Nikolla.

Të pranishëm në këtë takim ishin dhe përfaqësues nga Këshilli Europian.

/Muzafere Dema/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here