Nikoliç kërkon falje për krimet serbe në Srebrenicë

Nikoliç kërkon falje për krimet serbe në Srebrenicë

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ka pranuar fajin dhe ka kërkuar falje për krimet e bëra në emër të shtetit serb ndaj popullsisë myslimane në Srebrenicë. Nikoliç e ka bërë këtë në një video të postuar në rrjetin “You Tube”, duke i paraprirë intervistës së dhënë televizionit boshnjak BHRT, e cila do të transmetohet më

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ka pranuar fajin dhe ka kërkuar falje për krimet e bëra në emër të shtetit serb ndaj popullsisë myslimane në Srebrenicë.

Nikoliç e ka bërë këtë në një video të postuar në rrjetin “You Tube”, duke i paraprirë intervistës së dhënë televizionit boshnjak BHRT, e cila do të transmetohet më 7 maj.

Para një viti presidenti serb e pati mohuar gjenocidin, ku forcat e armatosura serbo-boshnjake nën komandën e Ratko Mlladiçit shfarosën mbi 8 mijë myslimanë. Krimineli Ratko Mlladiç aktualisht ndodhet në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.

/Xhevahir Qardaku/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar