Ngjela thyen heshtjen: Doja mandat anti-korrupsion, jo vend pune në qeveri

Ngjela thyen heshtjen: Doja mandat anti-korrupsion, jo vend pune në qeveri

Spartak Ngjela më në fund ka reaguar pas spekulimeve se përse nuk pranoi të ishte pjesë e kabinetit të ri qeveritar. Në përgjigje të një miku të tij në “Facebook”, i cili e shtyn të pranojë një post fiktiv në qeveri, Ngjela shkruan si më poshtë: “Nuk po analizon politikisht, por me një sens shoqëror.

Spartak Ngjela më në fund ka reaguar pas spekulimeve se përse nuk pranoi të ishte pjesë e kabinetit të ri qeveritar.

Në përgjigje të një miku të tij në “Facebook”, i cili e shtyn të pranojë një post fiktiv në qeveri, Ngjela shkruan si më poshtë:

“Nuk po analizon politikisht, por me një sens shoqëror. Politika është shkolle. Unë nuk kam bërë marrëveshje për të drejtuar shtetin, por për shtetin dhe kundër korrupsionit.

Ti ndoshta nuk jeton këtu dhe nuk e di se gjithçka që po i bën të vuajë shqiptarët, është korrupsioni.

Heqja dorë nga posti i drejtësisë, donte të thosh për njerëzit se i kam hyrë rrugës së interesit material.

Unë s’kam nevojë për një gjë të tillë. Shqipëria ka hyrë në një fenomen anti-korrupsion, të cilin edhe ti, sikurse edhe Rama, nuk e kuptoke dot.

Fenomenet nuk komandohen, atyre je i detyruar t’u nënshtrohesh. Unë e kuptoj, ju nuk dëshironi një përplasje time me Ramën, se je tifoz, ndoshta. Është e pashmangshme. Dhe jo për fajin tim, por për “faj të fenomenit”.

Shqiptaret po vuajnë paaftësinë e injorancës që i drejton. Por kjo nuk do të zgjasë. Këtu nuk ka ekzistencializëm, ka besueshmëri në opinionin publik dhe qartësi për qytetërimin.

Unë s’kam bërë marrëveshje për interes, por për shtetin.

Askush tjetër nuk mund ta bëjë këtë me një parti të madhe, sikurse unë e kam bërë dy herë me të dyja partitë e mëdha.

E para e bëri se donte të grabiste, për këtë tjetrën pritet ta shohim.

Unë tjetër marrëveshje s’kam, se, personalisht nuk i kam këmbët në ujë dhe kurrë nuk mund të cedoj kundrejt abuzimit.

Ne nuk njihemi bashke, dhe ti nuk e njeh familjen Ngjela, dhe më duket se dinjitetin e quan ekzistencializëm.

Ekzistencializëm do të thotë që “ekzistenca përbën esencën”; kurse dinjitet do të thotë që esenca morale përcakton edhe ekzistencën.

Qenkemi shumë larg me njëri- tjetrin, njëlloj si edhe me këta të famshmit abuzues të politikës shqiptare.

Në këtë prizëm, pjesëmarrja ime në qeveri, siç m’u kërkua, nuk do të “plotësonte diversitetin”, siç thoni ju, por do të krijonte alibinë e korrupsionit.

Një njeri rezistent, me akses në opinionin publik, e dominon një qeveri të korruptuar.

Nënshtrimi nuk është politikë, është nevojë për një post. Por nuk është as posti dhe as paraja primare: është krediti që ke ti në shoqërinë tënde kryesori.

Kjo është arsyeja që, edhe këta që duan të prishin marrëveshjen me mua, kanë frikë.

Cila votë? Vota është fushate elektorale, nuk është angazhim individual.

Krediti i tremb qeveritë dhe jo vota që hidhet një herë në katër vjet.

Nuk e prish dot Rama marrëveshjen me mua. Kot arsyeton ti në atë formë. Nëse do ta prishë, gjendja nuk do të jetë shumë e mirë për të sepse nuk do ta lejojë fenomeni.

Unë kam në favor fenomenin dhe besimin që kanë shqiptarët te unë.

Prandaj kjo është politika ime: nuk do të cedoj kurrë nga dinjiteti dhe angazhimi i moralshëm që kam përpara shoqërisë sime, të marre prej meje, jo tani, por që në një kohë që Rama vetë ishte vetëm nëntë vjeç.

E pra, ky nuk është ekzistencializëm, por dinjitet.

Dhe në fund: dinjiteti është e vetmja liri interiore e individit, dhe unë kam fatin që ta kem. Por e kam arritur vetë, dhe me shumë mund madje”.

 /Objektiv.al/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar