Ngërç për ekonominë kineze

Kina ka shënuar rritjen më të ulët të 14 viteve gjatë vitit 2013-të. Të dhënat zyrtare tregojnë për një rritje vjetore të PBB-së në nivelin e 7.7 % gjatë periudhës tetor-dhjetor, kur një tremujor përpara kishte qenë 7.8% Kina kërkon të fokusohet tek skema e nxitjes përmes konsumit të brenshëm duke iu larguar modelit të

Kina ka shënuar rritjen më të ulët të 14 viteve gjatë vitit 2013-të. Të dhënat zyrtare tregojnë për një rritje vjetore të PBB-së në nivelin e 7.7 % gjatë periudhës tetor-dhjetor, kur një tremujor përpara kishte qenë 7.8%

Kina kërkon të fokusohet tek skema e nxitjes përmes konsumit të brenshëm duke iu larguar modelit të rritjes së shtyrë nga investimet.

Shefi i zyrës së informacionit për tregjet ndërkombëtare në Pekin, David Wilder ka thënë: “Në një kendveshtrim tjetër, ngadalësimi ekonomik mund te jetë inkurajues, sepse tregon se vendi po ecën në një rrugë më të qëndrueshme”.

Ndërsa drejtori i investimeve në “Standard Life Investments”, Euan Stirling ka deklaruar se me të gjithë gjasat, shifra  7.7% e publikuar këtë mëngjes është fiktive, ndërsa ritmi real i rritjes së ekonomisë kineze mund të jetë ndoshta diku tek 4 apo 5%.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar