Nga 1 gushti rriten rrogat për 36 mijë mësues

Nga data 1 gusht Rritja e rrogave do të jetë 5.4%, ku rroga mesatare do të shkojë në 54 828 lekë. Qeveria rrit pagat për një sërë kategorish që punojnë në institucionet publike. Ndryshime pësojnë pagat e punonjësve mësimorë të arsimit parauniversitar, të punonjësve të policisë së mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit dhe ato të

Nga data 1 gusht Rritja e rrogave do të jetë 5.4%, ku rroga mesatare do të shkojë në 54 828 lekë.

Qeveria rrit pagat për një sërë kategorish që punojnë në institucionet publike. Ndryshime pësojnë pagat e punonjësve mësimorë të arsimit parauniversitar, të punonjësve të policisë së mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit dhe ato të punonjësve mbështetës të institucioneve buxhetore. Janë rreth 36 mijë arsimtarë që përfitojnë shtesë page.

Rritja mesatare prej 5.4 përqind e pagesave, nga sa ka deklaruar Kryeministri është dy herë më e lartë se inflacioni. Të marra në detaje, sipas një tjetër vendimi marrë 1 javë më parë nga qeveria, përfitojnë 15 100 punonjës të sektorit mbështetës të institucioneve, të cilëve paga u rritet me 6%  nga 35 122 lekë shkon në 37 199 lekë.

Në një tjetër vendim të një jave më parë nuk është lënë jashtë as pushteti vendor. Më tepër fokusi ka qenë te bashkitë e vogla me nga 50-100 mijë banorë. Kryetarët e këtyre bashkive kanë një rritje me gati një mijë lekë.

Për Bashki të tjera edhe më të vogla, me më pak se 50 mijë banorë rritja për pagën e kryetarit është me po një mijë lekë.

/Laugert Qosja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar