Nexus 5 po vjen

Nexus 5 po vjen

Google me një model të ri telefoni, Nexus 5, i cili ndryshe njihet edhe si LG D820 dhe Hammerhead. Më parë, ne ishim mësuar të shihnim një screenshot përngjasues si tastiera të përditësuar në Google Store, por këtë herë nedo të kemi një screenshot që shkon së bashku me rrjedhjet e mëparshme. Shumica e specifikave

Google me një model të ri telefoni, Nexus 5, i cili ndryshe njihet edhe si LG D820 dhe Hammerhead.

Më parë, ne ishim mësuar të shihnim një screenshot përngjasues si tastiera të përditësuar në Google Store, por këtë herë nedo të kemi një screenshot që shkon së bashku me rrjedhjet e mëparshme.

Shumica e specifikave të këtij telefoni nuk janë befasuese për publikun, pasi që disa prej tyre tashmë janë zbuluar dhe kanë rezultuar të jenë të sakta, sikurse ekrani i pajisjes me diagonalen prej 5 inç dhe rezolucioni prej 1080 pikselëve.

Detajet të reja për Nexus 5 thonë se telefoni i Google dhe LG do të përmbajë edhe Snapdragon 800, 2 GB RAM dhe 16 GB memorie të brendshme. Më

pas, në Nexus 5 do të jetë edhe kamera e pasme me 8 mega-piksel si dhe ajo e përparme me 1,2 mega-piksel, dual-band Wi-Fi a/b/g/n/ac, Bluetooth 4.0, NFC dhe GPS.

Nexus 5 pritet të dalë në treg më 31 tetor.

/Altin Tufa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar