New York Times:Lexuesit habiten se si nuk e fiton Nobelin , Ismail Kadare

  Gazeta e njohur New York Times I ka kushtuar kohё dhe vёmendje  Shkrimtarit tё njohur  Shqiptar Ismail Kadare. Kritikja e Letёrsisё Cynthia Haven i ka kushtuar njё analizё Romanit “Vajza nё Ekzil, Requiem pёr Linda B”, Pёrkthyer nё anglisht nga John Hodgson. “Lexuesit e veprave tё shumta tё Kadaresё mbeten tё ҫuditur kur komiteti

KADARE

 

Gazeta e njohur New York Times I ka kushtuar kohё dhe vёmendje  Shkrimtarit tё njohur  Shqiptar Ismail Kadare. Kritikja e Letёrsisё Cynthia Haven i ka kushtuar njё analizё Romanit “Vajza nё Ekzil, Requiem pёr Linda B”, Pёrkthyer nё anglisht nga John Hodgson.

“Lexuesit e veprave tё shumta tё Kadaresё mbeten tё ҫuditur kur komiteti i  ҫmimeve tё Nobel shpall fituesin.Kadare fitues i njё sёrё ҫmimesh si ҫmimi Man Booker International , Ҫmimit tё Jurezalemit dhe tё shumё ҫmimeve tё tjera ku tashmё shёnon dhe 82 vjeҫ.

Romani “Vajza nё ekzil” botuar nё shqip nё Vitin 2009 mund tё rindezё shpresat pёr njё vlerёsim tjetёr.Ajo ҫfarё veҫon kritikja Haven ёshtё gjuha  shqipe ,e njohur ndёrkombtarisht pёrmes shkrimeve tё kёtij Shkrimtari . Ndёrsa ndalet gjithashtu dhe tek regjimi komunist pёrmes tё cilit sillen dhe shfaqen shumё vepra tё Kadaresё.”E penguara” ёshtё njё roman ku flitet pёr nostalgjinё e Tiranёs, “Kafe Flora , kryqёzimet e rrugёve rreth Sheshit  Skёnderbe”, kopshtet e Akademisё , nё ish- pallatin  mbretёror,  gjethet e rёna nё parkun pёrballё “Hotel Dajtit”.

Kёto vepra pasqyrojnё njё interpretim tё skajshёm dramatik pёrmes tё cilave  tregon njё nostalgji po aq sa dhe prerje tё vizjonit tё njё vajze e cila e ka tё ndaluar qё tё shkelё nё kryeqytet.

Njё vajzё 18 vjeҫare ndryshe e “Penguara” , ashtu si personazhet antike qё ngrihen kundёr fatit ,   pёrpiqet qё tё kapёrcejё pengesat e shtetit. Fundi i saj ёshtё tepёr tragjik, pёrfundon me vetёvrasje . Kryedramaturgu Rudia Stafa , ёshtё bartёsi kryesor i kёsaj ngjarje ,i  cili pa qёllim i

Nёnshkruan njё libёr njё vajze tё panjohur. Shkas i kёtij libri ёshtё Migena shoqja mё e ngushtё e Lindёs e cila ёshtё nё bashkёpunin me Dramaturgun. Pa e ditur dhe ai  Migena pёrveҫse  tradhёton shoqen e saj bёhet dhe shkas i shumё problemeve tё Rudianit.

Rudiani thёrritet nё Komitetin e partisё,  pa e ditur pёrse-nё. Aty pёrballet me njё sfidё tё dyfishtё  nga njёra anё donte tё kuptonte vёshtirёsitё me problemet nё tё cilat ndodhej dhe nga ana tjetёr tё kuptojё tё vёrtetёn qё ka tё bёjё  me Linda B . Aty kalon njё kapёrcim tё ankthshёm dhe tronditёs po ashtu dhe  hulumtues dhe i ndёrgjegjshёm. Nё kёtё mёnyrё ai mundohet tё kuptojё shumё gjёra rreth  fatit tё   tij po gjithashtu dhe  tё tjerёve. Vetvrasja e Lindёs ka motive konkrete, por edhe tё panjohura, pёrfundon tragjikisht aq sa dhe enigmatike , Linda na  ofron si dhe bёn tё kuptojmё iluzionin jetёsor qё tingёllon  si njё metaforё e zezё ekzistenciale.

Figura e Lindёs ёshtё njё realitet sa zymtё po aq sa dhe rrёqethёs. Qё sillet si njё ҫёnje njerёzore qё jeton pa tё Drejta jetёsore. Njё ngjarje qё ngrihet sa nga Drama artistike po aq sa dhe si njё tablo reale  qё spikat jetёn dhe strukturёn e jetesёs nё regjimin totalitar. Duke marrё pёrmasa tё gjera dhe tё ndryshme  dramatike nё brendёsinё e vet.Sipas Kadaresё, “ Libri flet pёr njё tё penguar .Pёrgjithёsisht nё traditёn e  letёsisё  botёrore pengesёn e krijon fati, kёtu ёshtё pёrshkruar njё pengesё e njё tipi tё ri mё tё vonshёm se fati , pengesa e shtetit. Kushtuar vajzave qё kanё pёsuar internimin e jo tё njё emri, apo njё tjetri. Vajzat shqiptare kanё thither brengёn shqiptare”. Ky libёr ka marrё vёmendjen e mediave ndёrkombёtare,  qё pas pёrkthimit tё gjuhёs angleze.

 

 

Pёrgatiti :F.BUSHI

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar