Nëshkruhet Plani i Zbatimit të Marrëveshjes së 19 prillit

Nëshkruhet Plani i Zbatimit të Marrëveshjes së 19 prillit

Qeveria e Kosovës ka nënshkruar dje në Bruksel, Planin e  Zbatimit të Marrëveshjes për normalizimin e raporteve me Serbinë. Kryeministri Kosovës, Hashim Thaci u shpreh se me këtë marrëveshje Kosova ju ka dhënë një shans ideal qytetarëve në veri, që të bëhen pjesë e pandarë e shoqërisë demokratike. Ai e ka cilësuar ditën e djeshme,

Qeveria e Kosovës ka nënshkruar dje në Bruksel, Planin e  Zbatimit të Marrëveshjes për normalizimin e raporteve me Serbinë.
Kryeministri Kosovës, Hashim Thaci u shpreh se me këtë marrëveshje Kosova ju ka dhënë një shans ideal qytetarëve në veri, që të bëhen pjesë e pandarë e shoqërisë demokratike. Ai e ka cilësuar ditën e djeshme, si ditën e mbylljes së një epoke të errët, njëshekullore dhe të hapjes së një kapitulli të ri.

“Për herë të parë Kosova dhe Serbia si dy shtete të pavarura dhe në nivel të barabartë, në nivel kryeministrash, nënshkruajnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, duke mundësuar kështu mbylljen e një kapitulli të errët pothuajse njëshekullor dhe hapjen e një kapitulli të ri, atij të paqes dhe bashkëpunimit ndërshtetëror” ,ka thënë kryeministri i Kosovës.

Sipas Thacit, për të arritur  te kjo marrëveshje është negociuar dhe është punuar shumë, ndërkaq që secili kompromis ka qënë  i justifikuar  në të mirë të interesave të qytetarëve të Kosovës si në veri ashtu edhe në jug..Thaci ka përfunduar duke falenderuar baroneshën Ashton për angazhimin në procesin e ndërmjetësimit.

Në lidhje me nënshkrimin e planit të zbatimit është shprehur dje edhe,Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule, I cili ka thënë se marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë ka ndryshuar perspektivën e gjithë Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.
“Serbia dhe Kosova kanë arritur marrëveshje historike”, ka thënë Fule në konferencën për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, në Dublin. Sipas tij, procesi i zgjerimit ka ruajtur vrullin dhe se do të vazhdojë edhe pas pranimit të Kroacisë në BE, më 1 korrik.

Plani i Zbatimit të Marrëveshjes së nënshkruar dje në Bruksel,është planifikuar që të implementohet brenda gjashtë mujorit të ardhshëm.

 

/Elta  Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar