Nënoficeri mohon vrasjen tek ish-Blloku

Nënoficeri mohon vrasjen tek ish-Blloku

Nënoficeri i arrestuar ka mohuar akuzën e përfshirjes se tij në ngjarjen e vrasjes së Majlinda Hoxhës në atentatin për ekzekutimin e Elton Fushës e ish-blloku. Sipas deklaratave të 33-vjeçarit, në momentin kur ka ndodhur ngjarja te ish- Blloku, mbrëmjen e datës 9 shtator, ai ndodhej në shtëpi dhe e ka mësuar vetëm nga lajmet

Nënoficeri i arrestuar ka mohuar akuzën e përfshirjes se tij në ngjarjen e vrasjes së Majlinda Hoxhës në atentatin për ekzekutimin e Elton Fushës e ish-blloku.

Sipas deklaratave të 33-vjeçarit, në momentin kur ka ndodhur ngjarja te ish- Blloku, mbrëmjen e datës 9 shtator, ai ndodhej në shtëpi dhe e ka mësuar vetëm nga lajmet se çfarë kishte ndodhur.

Siç shkruan edhe gazeta “ Panorama” për ditën e sotme, ai pretendon se këtë fakt mund ta konfirmojë edhe bashkëshortja e tij, pasi të dy kanë qenë bashkë në momentin kur ka ndodhur krimi.

Gjithçka ka ndodhur edhe në prezencë të vëllait të ushtarakut të dyshuar, pasi Fusha nuk i kishte dhënë paratë për punimet që kishte kryer në shtëpinë e tij.

/Ardiol Hoxha/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar