Nëna e humbur prej 6 ditësh, familja bën thirrje për ndihmë

0

Xhyla Martet është e humbur prej 6 ditësh tashmë. Familja e saj bën thirrje për gjetjen e nënës së tyre e cila ka humbur nga qyteti i Durrësit, ku kishte ardhur për të kaluar pushimet verore.

Sipas familjarëve, gruaja që shihni në foto, ka humbur kontaktet me ta sapo ka mbërritur në qytetin bregdetar.

Xhyla Martet është nga Kosova por prej disa vitesh jeton në Suedi. Familjaret apelojnë që kushdo i cili ka informacion për vendndodhjen e saj të njoftojë në numrin 068 65 44 577.

/Romina Qama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here